Jump to content

User:XB001/sandbox/Thoma Xhixho

From Wikipedia, the free encyclopedia

This is an old revision of this page, as edited by XB001 (talk | contribs) at 22:18, 14 May 2023 (tpage title, headings, text formatting). The present address (URL) is a permanent link to this revision, which may differ significantly from the current revision.

Thoma Xhixho

Thoma Xhixho
Xhixho më 1963
Born3 Prill 1920
Suhë, Gjirokastër, Shqipëri
Died29 Nëntor 2002
Tiranë, Shqiperi
Service / branchUshtria Shqiptare
RankGjeneralmajor
CommandsBatalioni "Thoma Lula" (Batalioni "Çamëria"

Brigada XIX-S Divizioni I Divizioni V

Divizioni VIII
Battles / warsLIIB

Lufta Nacionalçlirimtare Lufta e Libohovës Beteja e Delvinës Clirimi i Sarandës Clirimi i Delvinës

Operacioni "Gjarpri i verbër"
Alma materAkademia Ushtarake 'Voroshillov' Akademia Ushtarake 'Frunze'
Spouse(s)Sofika Pecani Xhixho
ChildrenVera Xhixho

Piro Xhixho

Sokol Xhixho
RelationsPano Xhixho (vella)

Thoma Koço Xhixho (3 Prill 1920 – 29 Nëntor 2002) ishte Gjeneralmajor i Ushtrisë Shqiptare, shkencëtar ushtarak, themeluesi dhe komandanti i parë i Akademisë Ushtarake Shqiptare.[1][18][22][24][32] Ai është një prej hartuesve të Artit Ushtarak Shqiptar dhe dokumenteve e rregulloreve bazë të përgatitjes së Ushtrisë Shqiptare.[1][2] Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Thoma Xhixho ishte një ndër drejtuesit e rëndësishëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Në fillesat e Rezistencës Antifashiste në Shqipëri, ai ishte një prej pjesëtarëve të parë të saj dhe një ndër komandantët e parë të rezistencës së armatosur ndaj forcave okupatore.[1][3][10]

Lindur në Suhë të krahinës së Lunxhërisë, Gjirokastër, Xhixho u rrit në një familje me tradita të hershme patriotike.[4] Ai u lidh që herët me Rezistencën Antifashiste dhe Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Xhixho u ngjit gradualisht në radhët e Levizjes Antifashiste dhe UNÇSH, nga komandant njësiti guerril, komisar kompanie, komisar batalioni e më pas komisar Brigade.  Gjatë LIIB ai ishte në udheheqje të disa prej operacioneve luftarake kundër forcave ushtarake të Italisë Fashiste dhe Gjermanisë NazisteZonën e I-rë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër.

Pas Luftës, Xhixho shërbeu në krye të Divizioneve e njësive të tjera të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare  dhe kontribuoi në ngritjen dhe ristrukturimin e njësive të Ushtrisë Shqiptare të sapodalë nga lufta. Ai ishte Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve dhe Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare. Në vitet ’60-’70, Xhixho ishte Drejtor i Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Jeta e hershme dhe fillesat e aktivitetit

Thoma Xhixho u lind dhe u rrit në një familje të varfër shqiptare në Suhë, Lunxhëri, Rrethi i Gjirokastrës, në Jug

të Shqipërisë. Babai i tij, Kostandini (Koço) sidhe e ëma Katerina, dhe e gjithë familja merreshin me bujqësi.  Xhixho mbaron shkollën fillore në Suhë dhe pjesërisht në Poliçan. Në një kohë kur shumica

e popullsisë së varfër e punëtore të Shqipërisë nuk shkolloheshin fare ose mbaronin vetëm ciklin fillor të shkollës, Xhixho me mbështetjen e familjes, u bë i pari nga vendlindja e tij që shkoi në gjimnaz.  Ai përfundoi gjimnazin në qytetin e Gjirokastrës (sot “Gjimnazi Asim Zeneli”). Gjatë këtyre viteve, ai ndihmonte e punonte për familjen e cila e kishte marrë atë për strehim në qytet sidhe punoi për disa kohë si sekretar pa rrogë në një studio avokatie në Gjirokastër. Pas mbarimit të shkollës, ai u kthye pranë familjes në Suhë, ku punoi për disa kohë në bujqësi, në ndihmë të familjarëve. Në këtë kohë pranohet në një kurs ushtarako-policor të organizuar nga shteti. Dërgohet në Tiranë e në Kazerta, Itali me studime. Me pushtimin e Shqipërisë nge Italia fashiste, Xhixho kthehet në vendlidje. Gjatë kësaj kohe, ai lidhet me komunistët dhe Lëvizjen e Rezistencës që sapo kish filluar të merrte formë. Ai lidhet dhe bashkëpunon me disa prej figurave kryesore të Lëvizjes së Rezistencës si Bedri Spahiu, Tahir Kadare, Vasil Kati etj.[1][21][22]

Lufta e Dytë Botërore dhe LANÇl

References

  1. ^ a b c d Zotaj, Bernard (2022). Gjeneral Thoma Xhixho, I pari Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare (in Albanian). Tiranë: West Print. ISBN 978-9928-363-20-6.
  2. ^ Xhixho, Thoma (2022). Koncepte për Artin Ushtarak (in Albanian). Tiranë. ISBN 978-9928-363-23-7.{{cite book}}: CS1 maint: location missing publisher (link)
  3. ^ Xhixho, Thoma; Buxheli, Avni; Mitrojorgji, Vango; Çuçi, Edip; Nasto, Vangjel; Karanxha, Kosta; Kondi, Asllan; Sharra, Kristo; Kuçuku, Veledin (2000). Historiku i Brigadës së XIX-të Sulmuese (in Albanian). Tiranë: Tirana.
  4. ^ Xhixho, Perikli (2010). Suha, mes natyrës e historisë (in Albanian). Tiranë. ISBN 978-9928-363-23-7.{{cite book}}: CS1 maint: location missing publisher (link)