User:Ajvaz Mehana
Ajvaz Mehana - Pajtoi 125 gjaqe!
Godina e re shkollore "Hajrullah Shala" e ndërtuar prej vëllezërve Shala e bënë Okrashticen më të njohur se kurrë me parë. Ishte gëzim që pritën me padurim edhe fshatarët e këtij fshati. Ketë gëzim e përjetoj edhe plaku përparimtar Ajvaz Mehana , i cili nuk kurseu asgjë për ndihmën që bëri për këtë shkollë. Plaku ne fjale, është i mirënjohur në këtë ane për shuarjen e gjaqeve dhe ngatërresave të ndryshme. E takuam dhe bëmë një bisedë te shkurtër me të: Kur dhe çka u shtyri të pajtoni njerëz ? E pabesueshme ndoshta është te them se kur fillova ti hyje kësaj pune atëherë isha 21 vjeçar, te paret e mi kanë kryer këso punësh parandej edhe mua me mbeti trashëgim. I hyra kësaj pune duke menduar se kjo plagë do te fiket një herë e përgjithmonë nder ne. Na thuani sa pajtime i keni bërë gjer tani ? Ne dy-tri tubimet e këshillit te pajtimeve nuk isha kryesues , kurse me vone gjithnjë kam qene kryesor ne këto tubime dhe mendoj se numri i pajtimeve është afro 125 gjaqe te ndryshme. A ka ndodhur e mos keni sukses ne pajtime ? Jo , prej se kam filluar te pajtoj çdo tubim, edhe pse ndoshta ka zgjatur disa dite, prapë kemi pasur suksese. Për sukseset e arritura i falënderoj shokët : Murteza Pasomën , Tahir Maçastenën dhe Ibrahim Kurtin te cilët me kanë ndihmuar pa u lodhur, nuk me dhimbet koha me që ndodh qe me muaj te mos kthehem ne shtëpi vetëm e vetëm ti arrij qëllimet qe njerëzit te përqafohen. Ajvaz Mehana i ka edhe disa dëshira: Të ndërpriten vëllavrasjet ne Kosovë, Bijtë tanë ti shkollojmë pa kursyer as kafshatën e fundit te bukës. Qe djali im Jusufi , maturant pranë gjimnazit "Mosha Pijade" ne Vuçitërnë ti vazhdoj mësimet ne fakultetin e medicinës...