User:Anisa.mehana
Godina e re shkollore "Hajrullah Shala" e ndertuar prej vellezerve Shala e bene Okrashticen me te nnjohur se kurr me pare. Ishte gezim qe priten me padurim edhe fshatarët e ketij fshati. Kete gezim e perjetoj edhe plaku përparimtar Ajvaz Mehana , i cili nuk kurseu asgjë per ndihmen qe beri per ket shkolle. Plaku ne fjale, eshte i mirenjohur ne kete ane per shuarjen e gjaqeve dhe ngatrresave te ndryshme. E takuam dhe bëmë nje bisede te shkurter me të: Kur dhe çka u shtyri të pajtoni njerz? E pabesueshme ndoshta eshte te them se kur fillova ti hyje kesaj pune ateher isha 21 vjeqar, te paret e mi kan kryer keso punesh prandej edhe mua me mbeti trashegim. I hyra kesaj pune duke menduar se kjo plag do te fiket nje her e pergjithmon nder ne. Na thuani sa pajtime i keni bërë gjer tani ? Ne dy-tri tubimet e keshillit te pajtimeve nuk isha kryesues , kurse me vone gjithnje kam qene kryesor ne keto tubime dhe mendoj se numri i pajtimeve është afro 125 gjaqe te ndryshme. A ka ndodhur e mos keni sukses ne pajtime ? Jo , prej se kam filluar te pajtoj çdo tubim, edhe pse ndoshta ka zgjatur disa dite, prap kemi pasur suksese. Per sukseset e arritura i falenderoj shokët : Murteza Pasomën , Tahir Maçastenën dhe Ibrahim Kurtin te cilët me kan ndihmuar pa u lodhur, nuk me dhimbet koha me që ndodh qe me muaj te mos kthehem ne shtëpi vetem e vetem ti arrij qellimet qe njerzit te përqafohen. Ajvaz Mehana i ka edhe disa dëshira: Të nderprehen vëllavrasjet ne Kosovë, Bijët tanë ti shkollojm pa kursyer as kafshaten e fundit te bukës. Qe djali im Jusufi , maturant pranë gjimnazit "Mosha Pijade" ne Vuçitërn ti vazhdoj mësimet ne fakultetin e medicinës...