User:Avzi Mustafa

From Wikipedia, the free encyclopedia

Biografia

Dr. Avzi Mustafa është profesor i rregullt në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup dhe një nga personalitetet më të njohura të mendimit pedagogjik shqiptar në R. e Maqedonisë. Pjesëmarrja shumëvjeçare dhe aktive e prof. dr.. Avzi Mustafës në fushën e arsimit dhe punëve të ndryshme profesionale paraqet segment të rëndësishëm në jetën dhe punën e tij shekullore. Në opinionin shkencor dhe profesional dr. Avzi Mustafa është i njohur si krijues i frytshëm dhe punëtor arsimi i palodhur. Nga analizat e opusit të tij mund të shihen rezultate që tregojn zhvillim të pasur dhe të suksesshëm shkencor të kontinuar më shumë dekada dhe aktivitet të frytshëm në Fakultet dhe jashtë tij.

Dr. Avzi Mustafa është i lindur më 15.06.1949 në fshatin Greshnicë të Kërçovës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje dhe Zajas. Shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën e mësuesisë “Zef Lush Marku” në Shkup në vitin 1968. Ndërkohë ka punuar si mësëues në vendlindje. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak regjistrohet në Fakultetin Filozofik në Shkup, në grupin e pedagogjisë, ku edhe diplomoi në vitin 1975. Pas diplomimit punësohet si bibliotekist në Fakultetin Filologjik në Shkup në grupin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Më 1977/78 Avzi Mustafa regjistrohet në të njëjtën degë, ku edhe më1982 diplomon. Po të njëjtin vit studimi – 1977/78, Avzi Mustafa regjistrohet edhe në studimet pastdiplomike në Fakultetin Filozofik në Zagreb – dega e pedagogjisë, ku edhe magjistron në vitin 1982. Më 1983 Avzi Mustafa zgjedhet ligjerues i lëndës metodika e mësimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe, kurse me leje të këshillit Arsimore-shkencor ka ligjëruar edhe lëndën e kursit special. Më 14.07.1992 merr titullin shkencor doktor i shkencave filologjike.në lëmin e lunguadidaktikës Pas doktorimit, dr. Avzi Mustafa, më 1992 gradohet me titullin docent i lëndëve metodika e mësimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe kursit special.

Prej 26.11.1997 dr. Avzi Mustafa zgjidhet me titullin profesor inordinar i lëndëve Metodika e mësimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe Kursit special.

Prej vitit 2003 zgjidhet profesor ordinar në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup për lëndët Metodika e mësimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe Kursit special. Prej vitit 2008 zgjidhet për se dyti profesor ordinar pranë fakultetit filologjik ne Shkup.


II. Veprimtaria profesionale dhe studimore shkencore, pjesëmarrja në simpoziume, kongrese dhe konferenca shkencore.


      Që si kuadër i ri i arsimuar Avzi Mustafa gëzoi autoritet në mjedisin universitar dhe më gjerë duke i shërbyer zhvillimit të vazhdueshëm të Fakultetit, veçanërisht Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku kontributi i tij është i madh, pasi që është një nga kuadrot më të ri që ia vazhduan jetën katedrës.

Autoritetin që Avzi Mustafa e ka te kolegët, prezencën e orientimit pozitiv të çdo angazhimi të tij si dhe aftësitë e tij organizative shtojnë dashurinë për bashkëpunim. Për shkak të këtyre karakteristikave dhe aftësive më 1997 zgjidhet për udhëheqës i Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Duke falënderuar dr. Avzi Mustafën, Katedra u pasurua jashtëzakonisht me kuadër të kualifikuar pedagogjik, që u tregua e dobishme edhe për prestigjin e Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në kuadër të angazhimit të tij akademik dr. Avzi Mustafa ka marrë pjesë në shumë komisione për mbrojtjen e magjistraturave dhe disertacioneve të doktoraturës si dhe në komisione për zgjedhjen e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve, si në Fakultetin Filologjik, ashtu edhe në fakultete të tjera në vende dhe jashtë vendit, si p.sh. Fakulteti filozofik në Shkup dhe Fakulteti filozofik në Tiranë.

Në periudhën 1975-2001 ishte i angazhuar për të ligjëruar lëndët Didaktika dhe historia e ideve pedagogjike pranë Fakultetit Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, kurse që nga viti 1999/2000 edhe në Fakultetin e shkencave islame në Shkup. Gjithashtu ligjëron edhe për studentët-pasuniversitar pranë Katedrës për gjuhë të huaja (drejtimi gjuhësor), si dhe në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe me ligjërata nga lëmi e gjuhës, letërsisë dhe metodologjia e studimeve shkencore. Me legalizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, dr. Avzi Mustafa ligjëron lëndët metodika 1, metodika e psikologjisë dhe metodologjia e studimeve shkencore. Ai është shumë aktiv dhe vazhdimisht i angazhuar në zhvillimin e Katedrës dhe Fakultetit në përgjithësi dhe merr pjesë në shumë grupe dhe komisione profesionale dhe shkencore në Fakultet dhe jashtë tij. Nga angazhimet më të shumta, si më të rëndësishme, kemi veçuar :

- anëtarë i Komisionit për plane dhe programe mësimore pranë Byrosë për zhvillim të arsimit në R. e Maqedonisë - anëtarë për vlerësimin e librave në gjuhën dhe letërsinë shqiptare - anëtarë i Këshillit Pedagogjik pranë Ministrisë së arsimit - anëtarë i Këshillit botues pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup - -shef i katedres se Gjuhes dhe Letersise - anëtarë për nostrifikimin e diplomave të Shqipërisë dhe Bulgarisë - Kryetar i Komisionit për provimet profesionale të mësueseve të gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës të R. së Maqedonisë. - Kryetar për dhënien e liçensave për drejtor shkolle, MASH. Të Maqedonise - anëtar për ndarjen e shpërblimeve '”13 Nëntori" për qytetin e Shkupit - Themelues, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i revistës së parë shkencore “Shqyrtime albanologjike” ne Maqedoni - -Anëtar për evoluimin e Universitetit "sh;n Qiril i Metodij" ne Shkup - Kryetar i komisionit per çështje mësimore pranë Universitetit Shën Qiril i Metodij ne Shkup - Redaktor i librit “Gjuha në hapësirat ballkanike” të akademik dr. Olivera Jashar Nasteva. - Recensent i një numri studimesh shkencore në vend dhe jashtë.


Në kuadër të aktiviteteve projektuese të tij dr. Avzi Mustafa ka marrë pjesë në shumë projekte ku bartës kanë qenë organizata qeveritare dhe joqeveritare. Si anëtarë i ekipeve të ekspertëve ai ka marrë pjesë në këto projekte më të rëndësishme: - “Programi kalimtar” organizuar nga MOF dhe qeveria Holandeze - “Shkolla për prindër”, organizuar nga UNICEF-i - “A njihemi mjaft” organizuar nga FIOOM, - “Prindër më e mirë” organizuar nga UNICEF-i - “Matura ndërkombëtare” organizuar nga SITO, Holandë, - “Kultura e të jetuarit”organizuar nga UNICEF-i dhe FIOOM-i - reformimi i arsimit të mësëm profesional, organizuar nga USAID, -Aktivitetet jashtkollore dhe bashkësia lokale, Unioni evropian Në vazhdim do të përmendim edhe disa projekte të tjera në të cilat dr. Avzi Mustafa ka marrë pjesë, e ato janë: hulumtimet gjuhësore, letrare dhe hisoriko- arkeologjike të malit Bistra bartës të së cilave është AASHM (material i mbledhur është dorëzuar), Zakonet e shqiptarëve të Maqedonisë, bartëse e së cilës është Katedra, projekti gjuha e administratës, bartës i së cilës është vet kandidati, financuar nga MASH.

 Duke marrë pjesë aktive në realizimin e shumë projekteve, dr.. Avzi Mustafa shpreh një aftësi të rrallë t’i lëshoj kuadrot kabinetike dhe potencialin e tij t’ua përcjell shfrytëzueseve, pa marrë parasysh vendin se ku jetojnë. Ai është misionar i vërtet ku tavolina e tij e punës është territori R. e Maqedonisë.

Duke udhëtuar i palodhur edhe në vendet e rajoneve më pak të banuara të vendit, është përpjekur që arsimin ta afirmoj dhe përcjell çdokujt që ka nevojë për të. Me tërë angazhimin e tij të nivelit projektues dr. Avzi Mustafa me sukses afirmon jo vetëm shkencëtarin por edhe njeriun në të. Qasja e këtillë e tij është veçanërisht e rëndësishme për popullatën shqiptare. Duke iu falënderuar kontributit të tij në projektet, një numër i madhi i të rinjve dhe të rriturve të hendikepuar morën dituritë elementare, shumë të rritur më pastaj i plotësuan diturit dhe aftësitë e tyre për jetesë më kualitative dhe e zhvilluan motivimin për arsimim të mëtutjeshëm. Veprimtaria shkencore e prof.dr. Avzi Mustafës dallohet me llojllojshmërinë e problematikave që ai i trajton. Në sferën shkencore dhe interesimit profesional të tij, hyjnë çështjet dhe problemet e spektrit të gjerë nga lëmi i edukimit dhe arsimit, kulturës dhe më gjërë. Ky spektër i gjerë i aktiviteteve hulumtuese, që gjendet në interesimin e tij, ka të bëjë me spektrin e tij të gjerë të kompetencave që ai i posedon. Dr. Avzi Mustafa është aktiv edhe në fushën e popullaritetit dhe afirmimit të mendimit profesional pedagogjik dhe shkencor. Me botimet e tij ka marrë pjesë në shumë takime shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë. Ky angazhim i tij në masë të madhe është fokusuar në problematikë lidhur me shkollimin dhe arsimin në përgjithësi të R.së Maqedonisë, proceset e tranzicionit dhe ndryshimet në sistemin edukativo-arsimor, si dhe implikacionet dhe drejtimet në zhvillimin etij. Kjo qasje, Në masë të madhe, kontribuon jo vetëm në afirmimin e mendimit pedagogjik të Maqedonisë, por i jep kontribut detektimit në fushat kyçe për intervenimin dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit në vendin tonë. Afirmimin që e ka arritur si metodist i shquar në qarqet e Maqedonisë, e bën dr Avzi Mustafën një nga pedagogët metodist më të shquar jo vetëm te shqiptarët në Maqedoni por edhe më gjerë. Ky status i tij është i përfshirë edhe me opusin e tij të pasur të prodhimit shkencor dhe profesional. Ai është autor i shumë librave nga lëmenjtë e përmendura, si dhe autorë i mbi 200 artikujve të botuar në revistat shkencore dhe gazetat e R. së Maqedonisë dhe jashtë saj (Slloveni, Shqipëri, Kroaci, Serbi etj.) Për kontributin e dr Avzi Mustafës në pasurimin e mendimit teorik pedagogjik në R. e Maqedonisë flasin veprat e tij. Observacioni i shkurtër i veprave më të rëndësishme të tij do të shërbej që të shihet vlera dhe madhësia e opusit të tij.

Në monografinë “Figura mesues shqiptar  I”, botuar më 1975, ai prezanton 23 iluminist shqiptar të periudhës kombëtare. Dr. Avzi Mustafa analizon aktivitetin e përgjithshëm të tyre që nga hapja e shkollave të para në gjuhën amnore, organizimin e tyre në shoqëri të ndryshme profesionale si dhe aktivitetin e tyre në shtypin e atëhershëm profesional.

Libri ”Maqedonishtja në shkollat fillore shqipe” botim i Logos-A,Shkup më 1976, u dedikohet mësuesëve që japin maqedonisht në shkollat ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Këtu janë të përpunuara aspektet pedagogjike të mësimit në gjuhën shqipe, plan programet mësimore, formimi i kuadrit mësimdhënës, problemi me librat, bilinguizmi në nivel të bashkësive të caktuara gjuhësore, studimi specifik i maqedonishtes nga ana e folësit me gjuhën shqipe amnore, transferi dhe interferencat e gjuhës amtare në studimin e maqedonishtes. Në këtë vepër, dr. Avzi Mustafa dëshiron të përcjell dhe porosit zgjidhje të reja për m;simdhenien me efikase të këtij lloj mësimi. Në monografinë “Edukimi dhe arsimimi nëpër shekuj” botuar më 1977, dr Avzi Mustafa trajton çështjet e zhvillimit të arsimit analizuar nga aspektet shoëroro-historike. Ai detekton format qenësore të edukimim dhe arsimit në Lindjen e vjetër. Duke shfrytëzuar kalimin dokumentar të kësaj vepre, dr Avzi Mustafa e paraqet edukimin dhe arsimin në Kinë, Indi, Persi, Egjipt. Pjesë e rëndësishme është kushtuar analizës së edukimit dhe arsimit në Perandorin Osmane ku gjerësisht flet për institucionet e arsimit dhe edukimit, përpjekjet për arsimim nacional etj. Në monografinë me titull ”Zhvillimi i shkollimit fillor në gjuhën shqipe në Maqedoni nga viti 1945 deri më 1975, botim i Logos –A, Shkup më 1978 dr. Avzi Mustafa i studion rastet sociokulturore dhe iluministe në Maqedoninë e pas çlirimit, i zbardh determinuesit e zhvillimit të sistemit arsimor në Maqedoni, reformat shkollore, rrjetin shkollor, përfshirja e nxënësve, problemin e formimit të kuadrit arsimor, plan programet arsimore, librat, organizimin e jetës shkollore etj. Monografia plotëson një segment të rëndësishëm arsimor të shkollimit tonë. Veçanërisht e rëndësishme për tu theksuar është edhe vepra Didaktika e gjuhës shqipe dhe leximit letrar” Logos-A, Shkup, 2002, që paraqet libër universitar për studentët që studiojnë gjuhë dhe letërsi shqiptare. Recensentët e librit konkludojnë “Libri i dr Avzi Mustafës me tematikën e tij të ndryshme dhe me aspektet teorike dhe praktike që trajton do t’ju shërbej të gjithë mësueseve, veçanërisht arsimtarëve të gjuhës dhe letërsisë shqiptare jo vetëm në klasat e larta në shkollat fillore, por edhe profesorëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat e mesme. Libri plotëson një zbrazëtirë në jetën tonë arsimore.” Në “Didaktikën e gjuhës dhe leximit letrar”, dr Avzi Mustafa me sukses jep shumë zgjidhje për problemet e mësimit në gjuhën dhe letërsinë shqipe, i shmanget terminologjisë së vjetër duke afirmuar gjuhën shqipe në mënyrë kreative. Të gjitha përgjigjet e trajtuara janë dhënë lidhur me zhvillimin e teknikave dhe strategjive arsimore. Në monografinë “Zhvillimi i të folurit te fëmijët prej 0 deri 5 vjet”, për nevoja interne përgatitur për nevojat e UNCEFIT, Shkup, 2002, dr Avzi Mustafa jep këshilla dhe ushtrime të posaçme për zhvillimin e të folmes së drejt dhe stimulim te fëmijtë e kësaj moshe. Pas zgjedhjes së profesorit ordinar dr. Avzi Mustafa boton disa libra dhe ka shkruar disa artikuj . Ka ribotuar librin “Didaktika e gjuhës dhe mësimit letrar”,ribotuar nga shtëpia botuese Logos-A, 20004, ku veç më bëhet literaturë bazë në Kosovë dhe Shqipëri, kurse libri “ Librin: "Ejani të mësojmë shqip”, “Prosvetno dello”, Shkup, 2006 e përpunon shkrimin bazë të gjuhës shqipe për arsimin dhe edukimin parashkollor. Libri “Rekomandime për përpunimin e diplomave dhe punimeve seminarike”botuar Menora, 2006, Shkup, paraqet libër të veçantë të shkencës filologjike. Problemi që studiohet në librin e dr. Avzi Mustafës ka të bëjë me hulumtimet kualitative nga lëmia e gjuhës dhe letërsisë. Në kuptim më të gjërë, ai i përfshin specifikat metodologjike bashkëkohore të projektimit dhe realizimit të tyre. Monografia: Metodologjia e kerkimeve shkencore ne fushe te filologjise, Menora 2007, Shkup. Libri i tij i fundit është vepra “Variacionet gjuhësore”botim i Menora Shkup, 2008 (ne dy gjuhe), ku autori përpunon aspekte socio-linguistike dhe glotodidaktike të gjuhës Dr. Avzi Mustafa dallohet edhe si autor i librave shkollore. Ai është autor i librit për klasat e treta me mësim në gjuhën shqipe dhe autorë e bashkëautorë i fletoreve të punës të gjuhës dhe letërsisë shqipe për klasën e V dhe VI. Fryt i punës së tij shkencore dhe profesionale është edhe vepra e botuar më 2002, gjegjësisht Abetarja në gjuhën shqipe, e cila vjen pas 34 viteve nga paraqitja e abetares së parë klasike shqipe. Me këtë abetare shkolla shqipe dhe nxënësi shqiptar fitojnë një abetare bashkëkohore me model të abetareve moderne evropiane. Në këtë abetare dr. Avzi Mustafa afirmon një qasje të re në zotërimin e gjuhës së shkruar, mjaft e arsyetuar nga aspekti i diturive më të reja shkencore psikolinguistike. Bëhet fjalë për aplikim të aftësuar të metodës globale analitiko-sintetike, nga aspekti i specifikave të situatës linguistike konkrete. Prof. Dr. Avzi Mustafa është autor edhe i librave shkollore si : -Liber leximi per klasën e III te shkollave tetevjçare, Prosvetno delo Shkup. 1995( 7 ribotime) Abatare funksionale, Unicef, 2002 Fletore pune nga letërsia për kl. E V ,Logos A. Shkup. 2002 Fletore pune nga letërsi për kl. VI . Logos A, Shkup, 2003 Fletore pune per gjuhë dhe letërsi per klasen e V dhe, 2003 Fletore pune për gjuhë dhe letërsi për klasen kl. VI , Logos A, 2003 Gjuha shqipe për klasën e parë të shkollave nëntëvjeçare, “Prosvetno dello” Shkup, 2007 Gjuha shqipe për kësen II të shkollave nëntëvjeçare, “Prosvetno dello “, Shkup, 2008

Dr Avzi Mustafa eshte autor i shume artikujve qe kapin mbi 200 artikuj e kumtesa nëpër simpoziume shkencore ne vend dhe jashtë. Në artikullin“Lidhshmëria e gjuhës me letërsinë në shkolla” përpunon çështjen se si mund të paramendohet dhe realizohet koncepti i lidhshmërisë organike midis gjuhës dhe letërsisë, duke pasur parasysh faktin se ky koncept, si formë më e ndërlikuar e marrjes dhe dhënies së informatave, paraqet paramendim që duhet të zbatohet në praktikë. Në artikullin ”Disa probleme rreth përmirësimit të analizës letrare dhe interpretimit letrar në shkollat e mesme” dr. Avzi Mustafa i jep porositë themelore gjatë interpretimit të veprës letrare, me çka hap horizonte të reja në analizën dhe interpretimin letrar dhe nxitë çdo mësues t’i nxjer veçanëritë dhe specifikat e një vepre letrare. Në artikullin “Për dy tendencat e sistemit tonë edukativo-arsimor të përfshirjes reformuese” dr. Avzi Mustafa flet për “reformat dinamike konservatorike, dhe për “reformat strukturore”, ku, ai vet përcaktohet për reforma dhe sqaron këto çështje: çfar modeli edukativo-arsimor i nevojitet shoqërisë sonë, cila është baza teorike, për çfar njerëz ka nevojë shoqëria e re, cila është arsyeja për ndryshimin e sistemit edukativo-arsimor etj. Në artikullin ”Gjëgjëzat Aromane” të prof. B.Nastev dhe ekuivalentët e tyre në folklorin shqiptarë dhe turk”, në shumë shembuj dr. Avzi Mustafa shpalos shprehjet figurative, stilistike dhe gjuhësore, që është edhe një dëshmi se në Ballkan ekziston mënyrë e njëjtë e të menduarit, që është rezultat i bashkëjetesës. Në artikullin“Tentimet e zhvlerësimit të alfabetit shqip”, mbajtur me rastin e 95-vjetorit të alfabetit shqip, autori flet për disa aktivitete për zbutjen e përpjekjeve të intelektualëve shqiptar për përpilimin e alfabetit shqip sipas shembullit të alfabetit latin. Në artikullin “Roli dhe statusi i profesionit te arsimtarit “ botura n; buletinin Arsimtari dhe kualiteti i arsimit te arsimtarit, SHKUP 2007. Dr Avzi Mustafa tenton t’a transformoj kuadrin mësimor nëpërmjet metodave të reja të cilat janë në zbatim në vendet tjera. Në artikullin Idetë humane te Rexhep Vokës, Buletini i fakultetit, 2007 autori na e paraqet anën humane të Rexhep Vokës. Dr Avzi Mustafa ka botuar punime shkencore në reviraat “Vlera”, Tetovë, “Cogito “ revistë mikse e USHT. Në Eurozone. , në “Globi”, vë “Vepra” , “Atdheu”, Tiranë, Gjuha shqipe, Prishtinë e gjetiu.etj. Punimet profesionale dhe shkencore shumë bindshëm vërtetojnë rritjen e vazhdueshme shkencore të profesor dr. Avzi Mustafës.

Nga këtu mund të shihet se dr. Avzi Mustafa ndriçon me mjaft kompetencë dhe qëndron të ndikoj dhe kahëzoj proceset e ndara të mësimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe, nga njëra anë, dhe t’a ndriçoj problematikën e procesit arsimor në përgjithësi nga ana tjetër. Të dhënat e lartëpërmendura për dr. Avzi Mustafën e paraqesin kandidatin si personalitet me kualitete të larta profesionale dhe shkencore, me përvojë të gjatë të mësimit në Universitet, me punime të botuara nga sfera më e ngushtë dhe më e gjërë shkencore.

SHPËRBLIME DHE MIRENJOHJE Me pjesmarrjen aktive me punime dhe projekte, si dhe kontribute shkencore, shpërblehet me çertifikata nga USAID, nga Lidhja e vllehëve, nga ambasadori i SHBA-ve, Vord Learning , . Mirënjohje nga fakulteti si nga shkollat dhe bashkësitë lokale, etj. Prof.dr. Avzi Mustafa me kontributin e tij në arsimin dhe edukimin në vend është fitues i çmimeve republikane si: “Kliment Ohridski” më 2003, më 2006 është fitues i çmimit “11 TETORI”, Gjithashtu dallohet me plaketën e artë me portretin e Blazhe Koneskit dhe është fitues i plaketës”Shën Qirili dhe Metodi”më 2007.