User:Dea Xhavara
'Dimri'
Dimri është një stinë e magjishme dhe e veçantë , me një dukuri karakteristike si dëbora. Mirëpo në vendin tim , bora është një dukuri e rrallë dhe ndodh gati një herë në çdo 8 ose 5 vjet.Madje 2 vite më ra borë e dendur dhe vendi im ndryshoi rrënjësisht panoramën e tij pas kaq shumë vitesh. Menduam se do të ishte hera e fundit që e shohim këtë bukuri të rrallë për këtë dekadë.Kurse sivjet pandehëm se do të kalonim një dimër të mërzitshëm, pa patur ato mëngjeset e akullta dimërore.Kaluam Nëntorin , Dhjetorin,Janarin me një mot te ftohte dhe të acartë por pa dëborë. Por një mëngjes shkurti , më del gjumi dhe dëgjoj përgjumur , disa zëra te gëzuar fëmijësh “Ra borë! Ra borë!” . Më hapen sytë nga këto fjalë dhe shkoj menjëherë në dritare.Çatitë e shtëpive përballë ishin mbuluar me borë. Nga larg dallohej Mali i Dajtit me një shtresë të madhe bore mbi të. Nëpër koridoret e pallateve mund të shije qartë një trafik fëmijësh me fytyra të gëzuara. Pa ngurim iu bashkohem dhe unë.Sigurisht që nuk mund ta kaloja vetëm këtë stinë , ndaj thërrita shokët e shoqet , me të cilat luajtëm gjatë. Luajtëm me topa bore, madje krijuam një plak prej dëbore! Vazhduam kështu derisa erdhi koha për të shkuar në shkollë...
-Made by Dea Xhavara