Jump to content

User:Florjana Mane/sandbox

From Wikipedia, the free encyclopedia


Tema;Rrjetet Sociale.

Hyrja;Jemi në kohën elektronike,jemi në kohën e internetit,në kohën e informacionit pa fund,të civilizimit.Sot interneti është bota e gjere e informacionit.Njerzit sidomos moshat e reja janë pjesë e kësaj teknologjije moderne.Interneti është lajmi i fundit ku ne të gjithë bëhemi pjesë e tij.Interneti gjendet sot në shtëpitë e të gjithve qytetarve Shqiptar por jo vetëm ai gjendet ne çdo cep të botës.Kohë më përpara mjetet e komunikimit kanë qëne letra me pas telefoni apo televizori,tashmë pjesa e informacionit modern është interneti.Njerzit nepermjet rjeteve sociale kanë mundësi të kontaktojnë dhe të shërbejnë informacionin në çdo cep të botës ku ai ndodhet.Interneti është lajmi i fundit ku secili gjen aty informacionet më të fundit nga të gjitha fushat e jetës duke filluar me politikën , kulturën ,artin ,sportin.

Zhvillimi;Zhvillimi i teknologjisë së internetit ka marë një zhvillim shumë të madh dhe ka zënë një vend shumë të rendësishëm  në shoqërinë tonë.Çdo ditë që kalon shoqërohet me një shpikje të re e përmirsimet vazhdojnë.Mjetet e ndryshme që përdoren bëhen gjithnjë e më praktike dhe më të lehta në përdorim.

- Ndikimi i rjeteve sociale në jetën tonë.

Menada Petro,petagoge e psikologjisë thotë:"Përpara ndikimeve pozitive rjetet sociale sjellin izolime,vetmi nga konteksti social.Sot shumica e njerzve përdorin më së shumti fjalë të paplota si;Flm,Klb,Cbr.

Fëmijët sot i ekspozohen ekranit shumë orë në ditë.Ata kohën e kalojnë duke shikuar televizor ,pranë kompjuterit apo lojrave të ndryshme elektronike.Por interneti sot sipas studimeve po del ,të jetë sa i mirë aq i dëmshëm për fëmijët.Fëmijët dëshirojnë të krijojnë apo zhvillojnë miqësi ,të kalojnë kohën dhe ndonjëherë të kërkojnë informacion.Adolishentët  mund të hyjnë në internet me anë të paisjeve portative.Por me anë të një tableti ose një celulari të lidhur me internet fëmijët mund të hynë në botën e ketij rrjeti te madh pa marë parasysh pasojat e tyre.Ata mendojnë se internet është miku i tyre më i mirë dhe jo armiku.

-Si ndikon në jetën e fëmijve përdorimi  i tepëruar i internetit?

Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë është vënë re  një numër i madh fëmijësh që përdorin internetin,ku një vend të rëndësishëm zënë rjetet sociale dhe lojrat virtuale.Interneti është shëndrruar  në një infrastrukturë bazë të shoqërisë moderne duke pasur për funksion kryesor atë të komunikimit.Informacioni që qarkullon në internet në pjesën më të madhe ëshë falas.Por ky mjet komunikimi mund të sjellë dhe pasoja për fëmijët.Si;

1. Humbjen e kohës;(koha është shumë e çmuar për personin ).

2. Njohja me shoqëri të keqe.

3.Probleme me shikimin.

Përdorimi pa kriter i internetit ,veçanërisht nga moshat e vogal shëndrohet në mbartës të problemeve sociale që nuk dëmtojnë vetëm individin por në tërësi shoqërinë.Përveç të mirave interneti është kthyer në një mjet shqetësues për shkak të mungesës së nismave ligjore që ndihmojnë në filtrimin e mesazheve që dërgojnë tek kosumatorët e vegjël.Përdorimi i internetit mund të jetë argëtues dhe i dobishëm, por në të njëjtën kohë ai mund të sjellë dhe dëme shqetësuese.Për këtë arsye janë njerzit që duhet të reduktojnë kohën që i kushtojnë.Nuk është interneti në vetvete  që dëmton njerzit , por mënyrën sesi ata e përdorin.Një thënie e Sami Frashrit:"Fëmijës i duhet dhënë ato që duhet dhe jo ato që kërkojnë.

* Në kohën e mediave tradicionale ,emetimi i lajmeve kontrollohej në të gjitha hallkat  e proçesit,që prej mbrutjes se lajmit ,dhe deri tek pika fundore e mberritjes, që ishte audjenca .Në fakt  para se të shfaqeshin gjigantët teknologjik , lajmi dominohej tërësisht  nga logot tradicionale në konceptin e raportimit.Megjithatë tregu i informimit dixhital po rritet dita ditës,deri në 60 milion dollarë për 2015 -tën ,pjesa më e madhe e tortës i shkon kompanive teknologjike dhe jo logove tradicionale.

Modeli universalizues i rrjeteve sociale si media të vëmëndjes ,po i nxjer në pesion të gjitha mediat lokale.Më shumë se gjysma e kosumatorve të lajmit nuk shkojnë në faqet origjinale të mediave lokale ,po shkon  direkt në llogaritjen e facebook.Media klasike në pergjithësi  e emetojnë informacionin drejt audjencave  të tyre pra e kërkojnë kosumatorin e informacionit nuk është kosumatori që vetë e gjen këtë informacion por është burimi i mesazhit.

-Kufizimi i mediave?

Komunikimi në mediat sociale duke qënë virtuale ,pra një realitet i dytë,që në një farë mënyre e dublon realitetin ,ka rrezik të mbyllet brënda vetes dhe të shkëputet nga realiteti.Mediat virtuale  nuk e shkëputin tërësisht njeriun nga bota.Ato thjeshtë e zgjerojnë komunikimin e njeriut me botën reale që e rrethon.Në mediat  facebook,Twiter nuk mundet që individi të ndryshojë të shpifë,të fyejnë,të shajnë lirshëm në këtë hapësirë komunikimi që ndërton interneti.Ka njerëz që janë mërzitur nga këto sharje,ofendime,sidomos politikanët,artistët ,gazetarët.Profesor Fuga thotë:Përderisa në medjat e tjera ose ne jetën publike nuk mund të ofendosh,të shash,apo të shpifësh për të pa u ndeshkuar nga ligji nëse çështja shkon deri atje,atëherë përse jo dhe në komunikim në internet të mos ndodhë kështu?

Ligji përmban norma ndaluese pavarsisht sesa i drejtë apo i padrejtë duket.

1.Së pari,a është i drejtë apo jo?

2.Së dyti,a mund të zbatohet apo jo?

3.Së treti,a është i barabartë për të gjithë qytetarët?

4.Së katërti,a është i dobishëm?

Ndalimi i shprehjes së lirisë në internet nuk sjell diçka pozitive por e kundërta.Në shumë forma të komunikimit në internet jo në të gjitha ,por sidomos në fb personal këtë informacion duhet ta kërkosh në mënyrë të vrullshëm,është vetëm audjenca që e kërkon informacionin.Nuk dihet me saktësi se ç përmban një faqe në web apo një fb personal;paraqet një hapësirë publike ku ligjërimi duhet tu përmbahet normave  të përcaktuata nga shoqëria apo një hapësirë private (p.sh. në shtëpi  çdokush mund të fyejë apo të shajë mësuesin,mjekun,pedagogun etj) sepse është në mjedisin e tij privat.Individët nuk kanë mundësi ,as kohë,as mjet që t'i verefikojnë informacionet që merr ,ai vetëm i trasmeton ato dhe prandaj nuk mund të dënohet kollaj për shpifjet.Sharjet,fyerjey,shpifjet në internet  janë një mllef popullor që njerzit duan të shprehin për një person.

Mbyllja;Rjetet sociale; përdoren jo vetëm gjatë kohës së lirë por dhe në praninë e njerzve  të tjerë,në autobuz,në kafe,në takim të rrëndësishëm.Sipas disa intervistave të kryera me disa të rrinj të moshës 18-27-vjeç pjesa më e madhe e tyre e tyre i shohin rrjetet sociale si një ndër mënyrat për të qënë në "modë" apo pjesa e teknologjisë.

Silva 19-vjeç shprehet se "rjetet sociale  e sidomos facebook apo instagrami  më bëjnë të mos mërzitem ,apo të mar informacion si dhe të mund të shpreh botën time të brëndshëm".

Ndërsa Marjena 22- vjeç rrjetet sociale përbëjnë një rrugë për të komunikuar me miqtë,të afërmit apo për të bërë pjesë e forumeve të ndryshme rinore.

Maria studion në Fakultetin e  Ekonomisë tha se: për mua të jesh pjesë e rrjeteve sociale është e rëndësishme pasi duhet të qëndroj në koherencë me moshatarët e mi.Por meqënse unë studioj  për administrim biznesi ,për mua rrjetet sociale qëndrojnë në plan të dytë pasi ato që më ofrojnë leximin nuk ma ofron facebook apo instagtami.