User:Kujtesa Omuri
KOLESJAN
Kolesjani është një fshat në komunën Bicaj në rrethin e Kukësit të Shqipërisë. 11 tetor 1911 u hap shkolla e parë shqipe në fshatin Kolesjan të Qarkut Kukës. E para shkollë shqipe dhe një nga më të hershmet në të gjithë veriun, e cila shënoi fillimin e shtrirjes së arsimit kombëtar në malësitë e Kukësi.
Beteja historike e Lumës, Nëntor 1912.
Beteja e Lumës është zhvilluar nga 15-18 nëntor 1912. Forcat serbe pas pushtimit të Prizrenit, nisën për në Adriatik dy kolona, ndërkohë krijuan dhe hodhën në veprim“ Grupimin e Lumës”, për ta nënshtruar atë me djegie shtëpish dhe mbledhje armësh me objektiv për të dale në Dibër, për të siguruar kështu krahun verilindor të pushtimit të bregdetit të Adratikut nga ana e tyre. Lumjanët dhe pjesa veriore e Dibrës Reç e Dardhë zunë qafën Kolesjanit dhe prej aty i sulmuan forcat sërbe, i thyen dhe i ndoqën në Kullë të Lumës e deri në portat e Prizrenit. Për numrin e forcave serbe pjesmarrëse dhe të vrarët e tyre ka pasur në shumë nga botimet e mëparshme shifra të fryra, ashtu si dhe në pllakat e lapidarëve të ngritura për të që thuhet sikur kane qenë 12 mijë, 16 mijë apo 18 mijë të vrarë !
2 mijë ushtarë serbë kockat e tyre i lanë në Lumë(Kukes) !
Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë, të cilët duke u mbështetur në kushtet konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit serbë, të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne të kohës. Po kështu studimet e bëra, tradita , por edhe folklori ynë popullor (këngët historike), japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në Lumë. - Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë 16 mijë. - Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe, ky numër shkon deri në 18 mijë. - Sipas studiuesit Essat Bilali, në revistën ”Shqiptari i Lirë” dhe shumë studiuesve tjerë shqiptarë, shifra sillet në 12 mijë ushtarë serbë që i lanë kockat e tyre në Kullë
Fitorja e kryengritësve Shqiptarë në Lumë (Kukes) Kapja e Kullës së Lumës me luftime të përgjakshme shënonte pragun e fitores së betejës. Forcat shqiptare, në mbrëmjen e ditës së 17 nëntorit, pasi arritën të pozicionohen në vijën: Drini i Bardhë - Uki i Vjerrë – Gjegjën - Shpati perëndimor i Koretnikut - Bardhoc, sulmuan karvanin me qerre, me kafsh tërheqëse të mbeturinave serbe që tentonin të tërhiqeshin në drejtim të Prizrenit Novakoviq ka shkruar: ”Unë nuk do të zë në gojë detyrën e parë të repartit tonë të Lumës - çarmatimin e Lumës, që ai nuk arriti ta kryejë, kështu që në rastin tjetër do të kthehem në punën e tij dhe të komandantëve, punë të cilën e paguam me jetën e njerëzve, duke humbur shumë municione, ushqim dhe kafsh... pas disfatës së plotë në Lumë, pas katër netëve të pandërprera pa gjumë, pas tërheqjes nga pozita afër fshatit Bicaj, pas kalimit në ujë deri në brez, reparti i Lumës, i cili u përforcua edhe me një batalion, më 18 nëntor u detyrua të tërhiqet i shpartalluar e rraskapitur deri në pikën e fundit dhe mbërriti në fshatin Zhur, 8 km larg Prizrenit...” Kadal Serbooo kofsh o zije ,s asht kollaj o ne Lum me hie'
Më 2012, me botimin e dokumenteve austro-hungareze të vitit 1912 për Shqipërinë dolën në dritë edhe dy telegrame të konsullit të perandorisë Austro-hungareze, Prochaska nga Prizreni për Vjenën. Nga mbështetja në të dhënat e tij dhe në vlerësimet që i bën Luftës së Lumës ,del se në Lumë kanë vepruar aso kohe 6 batalione 6500 ushtarë serbë.
Në Lumë mbrohej edhe Shkodra edhe Vlora. Qamil Hoxha në veprën e tij përcjell kujtimet e Shaqir Agës nga Petkaj, i çili në moshën 94 vjeç më 1977 tregonte se duke qenë xhandar në Shkodër, në nëntor 1912, Hasan Riza Pasha dhe Esat Pasha e kishin nisur me dy besnikë të tij me një letër për Islam Spahinë dhe Isuf Xhelilin.
Ai e sjell letrën në destinacion dhe tregonte se pas asaj letre filloi lufta në qafë të Kolesjanit. Pas Luftës së Lumës, Serbia nuk i kaloi më forcat e saj për Shkodër nga drejtimi VL i Shqipërisë. I pati sjellë nga Selaniku me anije në Shëngjin 15 mijë trupa, duke e çuar në 30 mijë numrin e forcave serbe në rrethimin e Shkodrës.( Ajo la aty 10 mijë të vrarë e të plagosur)
Në arenën e veprimeve luftarake të Lumës do të bashkëvepronin edhe forca të krahinës së Reçit e të Dardhës së Dibrës, nën drejtimin e Elez Isufit, që ishin mobilizuar ato dite në regjimentin e Dibrës. Pas informimit të tyre për hyrjen e trupave serbe në Lumë, qenë kthyer nga rruga për në Shkodër. Një batalion arriti dhe mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës, kurse pjesa tjetër e ndarë, arriti në qafë të Kolesjanit pasi kishte filluar lufta.
Por forcat e qëndresës në Lumë kishin edhe pikën e dobët të tyre: një armatim të pakët e të vjetëruar ,në “gjashtë vetë a kishte njeni pushkë a jo, luftonin me kosa, sakica etj”….prisnin të vritej një serb e t’i merrnin pushkën”.
Sipas dokumenteve osmane, lumjanët brenda 24 orëve të para të luftës u zunë serbëve rreth 1000 pushkë. Forcat dibrane sollën në qafë të Kolesjanit edhe dy topa e 17 gjyle, që ua kishin zënë forcave osmane në tërheqje, fakt që e konfirmojnë edhe arkivat serbe.
1-Për numrin e efektivit të ushtarëve serbë që kanë vepruar e luftuar në Lumë në nëntor 1912 janë shprehur mendime të ndryshme dhe kontradiktore. Disa studiues, duke dashur të “argumentojnë” numrin e 12 mijë serbëve të vrarë ( disa thonë edhe 18 mijë), kanë llogaritur dhe vendosur apriori shifrën 16000 për ushtarët serbë që kishin arritur në Bicaj në mes të nëntorit 1912. Shifra prej 16 000 ushtarësh, në fakt është sasia e dy grupimeve që krijoi armata e tretë serbe, nga forca të divizionit “Drina II” dhe ‘Shumadija I”, të cilët rrugës për të dalë në Adriatik, kaluan në krahun në të dy krahët e Drinit të Bardhë. Këto grupime nuk kanë zhvilluar betejë e luftime si ato te dates 15 –17 dhe 18 nëntor në Lumë, përjashtuar ndonje ndeshje të vogël. Ata nxitonin për të dalë në Adriatik, për të kapur sa më shpejt Lezhën dhe Durrësin, sipas urdhërit urgjent të kryeministrit serb. ërfundimisht, Beteja dhe gjithë lufta e Lumës në nëntor-dhjetor 1912, zë një vend të merituar në Historinë Ushtarake të Shqipërisë të periudhës së Pavarësisë. Ajo është dëshmi e faktit se shqiptarët luftonin të frymëzuar nga ndjenja kombëtare dhe Pavarësia që ato ditë po shpallej në Vlorë më 28 nëntor 1912. Luma, frika prej saj, i ndaloi një javë forcat e armatës III sërbe në rajonin e Prizrenit për tu riorganizuar, duke i dhënë kohë Ismail bej Vlorës, per të mbërritur në Durrës para se të mbërrinin aty repartet e ushtrisë sërbe ( Vlorën e kishin bllokuar luftanijet greke). Kjo betejë, fama e saj, shkuan larg deri në Londër, duke e siguruar Lumën njëherë e përgjithmonë brenda kufirit të shtetit të ri shqiptar.