User:Lumdeti

From Wikipedia, the free encyclopedia

Merxhan Avdyli, lindi më 1961, në Sadovinë të Jerlive të Vitisë (Republika e Kosovës). Poet, studiues i letërsisë, kritik letrar, publicist. Ka kryer studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës, ku ka magjistruar me temën “Trajtat e vargut dhe të strofës në poezinë e Dritëro Agollit (2008). Tash është duke i ndjekur studimet e doktoratës. Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë (2006). Gjatë studimeve deri në burgosje (18. 4. 1981) ishte aktiv në lëvizjen studentore, që ishte bartëse e ngjarjeve të vitit 1981. Pas daljes nga burgu (29. 11. 1999) u aktivizua në politikë. Poezitë e para i botoi nga fundi i viteve ‘70 në “Zëri i rinisë” dhe “Bota e re“ (Prishtinë). Para luftës: bashkëpunëtor i revistave “Fjala” dhe “Zëri” (1991-93); redaktor (redaksia në Kosovë) i revistës “Zëri i Kosovës” (Zvicër, 1993-97); redaktor i dyjavores “Bashkimi sindikal” (1997-98). Pas luftës: redaktor në radion “Kosova e lirë” (1999-2000); redaktor i javores “Zëri i Kosovës” (2000); kryeredaktor i revistës “Ardhmëria” (2001); redaktor përgjegjës i të përditshmes “24 orë” (2002). Ka bashkëpunuar me një varg gazetash dhe revistash të ndryshme, ku ka botuara shkrime gazetareske, publicistike, recensione,vështrime, poezi etj. Ka qenë këshilltar i lartë politik në një mandat qeveritar (mars 2002-dhjetor 2004) Ka qenë zëvendësministër në një mandat të plotë qeveritar (dhjetor 2004-janar 2008). Aktualisht punon në Institucionin e Avokatit të Popullit, në cilësinë e redaktorit. Është mësimdhënës i angazhuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.

Ka botuar këta libra:

Libri i lirisë (poezi, bashkautor), Prishtinë, 1991 Fati i flijuar (poezi), Prishtinë, 1994 Shpërfillësi i madh (poezi), Prishtinë, 2004 Letra nga burgu – Libri i censuruar (epistolografi, bashkautor), Prishtinë, 2004 Sprova zbuluese të poetikës (kritikë letrare), Prishtinë, 2005 Studime për Agollin në Kosovë (kritikë letrare), Tiranë, 2006 Fat i pakryer (poezi), Tiranë, 2006 Përsosmëria shkrimore (studim), Prishtinë, 2009. Vargu agollian (studim),Prishtinë, 2010.