Jump to content

User:Veladaut/sandbox

From Wikipedia, the free encyclopedia

DAUT VELA

[edit]

Lindur në Gusht 1955, Rabie, Tepelenë. Arsimi i mesëm: Teknikumi i Naftës, dega shpimi i puseve të naftës dhe gazit. Arsimi i lartë: Kimi industriale (bachelor) part time. Ka punuar në HEC Fierzë, Tropojë; Ndërmarrja e Shpim Shfrytëzimit Patos, Instituti Teknologjik i Naftës dhe Gazit, Patos; Qendra Kombëtare Shkencore Hidrokarbure, Fier dhe Kompania "Albpetrol" Patos. Gjer më tani ka shkruajtur 21 libra, 13 kanë parë dritën e botimit dhe 8 janë në formatin elektronik. RRUGËTIMI VAZHDON...

Autor i librave:

  • Intelektual të Spikatur 100 vite industri hidrokarbure (tre libra).
  • Diktatura komuniste dhe trysnia mbi intelektualët e naftës.
  • Kontribute shkencore në naftë.
  • Heroizmi dhe heronjtë e naftës.
  • Luftë me vetveten, poezi.
  • Mendoni për kombin arbëror, poezi.
  • Le ta quajmë Lori, tregime.
  • 100 mendje brilante botërore dhe mendimi i tyre filozofik
  • Intelektualë shqiptarë dhe mendimi i tyre filozofik.
  • Rruga e suksesit shqiptar, edhe përtej kufijëve, monografi.
  • Rabia jonë, dashuri dhe dhimbje, monografi.
  • Mendimi filozofik botëror.
  • Ah, sytë e kaltër!, poezi.


Librat: "INTELEKTUALË TË SPIKATUR" 100 VITE INDUSTRI HIDROKARBURE" (tre libra).' Librat "Intelektualë të Spikatur" 100 vite industri hidrokarbure (tre libra) trajtojnë punën e madhe studimore, projektues, kantjerale të disa qindra intelektualë në fushat e gjeologjis, sizmikës, shpimit, nxjerrjes, kimi-përpunimit, shërbimeve në këto mbi 100 vite industri hidrokarbure në Republikën e Shqipërisë. Në këta libra flitet dhe për rolin e të huajëve në zbulimin e vendburimeve për naftë e gaz, si: Vendburimi i Drashovicës (viti 1918), vendburimi i Kuçovës (viti 1927), vendburimi i Patosit (viti 1927). Gjithashtu në këta libra i kushtohet një rëndësi e veçantë zbulimit të shumë vendburimeve për naftë e gaz gjatë regjimit komunist si dhe ngritja e Uzinave të Përpunimit të naftës bruto.


'Libri: "DIKTATURA KOMUNISTE DHE TRYSNIA MBI INTELEKTUALËT E NAFTËS".'Bold text Këtë libër ua kushtoj gjithë naftëtarëve që punuan në industrinë hidrokarbure, gjithë specialistëve të huaj dhe atyre shqiptarë që me studimet, përgjithësimet, projektimet, shpimet në vendburimet ekzistuese dhe ato të reja, vënien në shfrytëzim të këtyre vendburimeve si dhe përpunimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saje radhitën këtë në një industri suksesi dhe mjaft fitimprurëse për ekonominë kombëtare. Nder dhe respekt punës dhe mendimit të gjithë specialistëve mendje ndritur që regjimi komunist i internoi, i burgosi, i pushkatoi dhe i vari në litar, si: Stanislav Zuber, inxhinier gjeolog polak; Riza Alizoti, inxhinier miniere (varur në litar); Thoma Pojani, specialsit, drejtues; Minelaa Çami, kimist industrial; Elena Çami, ruse, kimiste industriale; Prof.Dr. Koço Plaku, inxhinier gjeolog (pushkatuar); Milto Gjikopulli, inxhinier gjeolog (pushkatuar); Beqir alia, inxhinier gjeolog (heqje lirie); Jani Konomi, inxhinier teknolog (heqje lirie); Protoko Murati, inxhinier gjeolog (heqje lirie); Nuredin Skrapari, inxhinier gjeolog (heqje lirie); Filip Nashi, ekonomist, drejtues (heqje lirie); Dr. Dhimitër Stefo, inxhinier gjeolog (heqje lirie); Dr. Teki Biçoku, inxhinier gjeofizik (heqje lirie); Kadri Rama, inxhinier gjeolog (heqje lirie); Thanas Nasto, inxhinier gjeolog (heqje lirie); Prof.Dr.Petraq Xhaçka, inxhinier gjeolog (heqje lirie); Enriko Veizi, inxhinier gjeolog (heqje lirie) etj. etj. Libri:"Diktatura komuniste dhe trysnia mbi intelektualët e naftës" është një libër social, filozofik, arshivor, hulumtues, analizues dhe akuzues, jo për linçime, hakmarrje apo burgosje. Krijimi "i grupeve armiqesore" në naftë një njollë e zezë n♪7 industrinë e naftës dhe të gazit. Pra, ai qe një tragjedi kombëtare. Asnjë vend modern apo i prapambetur nuk arreston apo vret intelektualët e tij të naftës. vetëm diktatura komuniste e realizoi në Shqipëri. Sistem që hengri bijtë e vet. Sa poshtëruese.


Libri: "HEROIZMI DHE HERONJTË E NAFTËS Ky libër i kushtohet heronjëve me titull apo pa titull që punuan dhe sakrifikuan aq shumë në industrinë e naftës dhe gazit në Shqipëri. Puna në industrinë e naftës dhe të gazit ka qenë sakrificë e madhe për vet kushtet ku operohej. Në libër ka shpjegime rreth konceptit HERO. Gjithësesi koncepti mbi heroin apo heronjtë është i pandashëm nga koncepti i shoqërisë. Sipas historisë, shoqëria e lind vetëdijen e saj nëpërmjet heroit apo heronjëve e më pas duke i përkujtuar ata, ajo kërkon të sigurojë vazhdimësinë e saj duke riprodhuar vetveten nëpërmjet vlerave që ata simbolizojnë. Kopjimi a imitimi i heronjëve është me të vërtetë i fuqishëm. Heronjtë jo vetëm që na frymëzojnë, por ata bëjnë dhe diçka më shumë për ne. Ata i bëjnë gjërat të duken të lehta. Historia e industrisë hidrokarbure është një histori suksesi, mundi, vuajtjesh, gjaku, presione psikologjike, studimesh dhe projektimesh. Ajo është një histori e LAVDISHME dhe HEROIKE me gjithë pengesat e panumërta në rrugën e saj të gjatë. "Heroizmi i naftëtarëve është specifik, është real, ka dimensione të veçantaItalic text". - ka thënë Përparim Met`hoxha, Dr. i shkencave teknologjike, ish.Drejtor i Institutit Teknologjik të Naftës dhe Gazit. Disa nga heronjtë e Punës Socialiste në industrinë e naftës dhe gazit në Shqipëri: - AVNI LIÇAJ, kryesondist, përgjegjës pusi. - BELUL HABIBI, kryesondist, përgjegjës pusi - FILIP NASHI, ekonomist, drejtues. - GUCE BEZATI, kryesondist, përgjegjës pusi. - HAKI FEJZO, inxhinier mekanik. - HYSNI HAZIZI, kryesondist, përgjegjës pusi. - HYSNI AJASLLARI, specialist remonti nëntokësor. - HYSEN CENKA, specialist avarie. - KAPLLAN HAJDARI, kryesondist, përgjegjës pusi e zone. - KRISTAQ GOGOLLARI, inxhinier mekanik. - KOLI MONE, specialist avarie, drejtues. - MYRTEZA KEPI, teknik nxjerrje. - MUHAMET SHEHU, inxhinier nxjerrje. - NEBI SULKAJ, specialist avarie. - NDREKO NAKUCI, mekanik, saldator. - PETRO NUSHI, kryesondist, përgjegjës pusi. - PETRO OLLDASHI, INXHINIER SHPIMI, DREJTUES. - PERIKLI PRIFTI, inxhinier shpimi, drejtues. - QEMAL MAHMUATAJ, kryesondist, përgjegjës pusi. - QEMAL RRAPUSHI, mekanik, drejtues. - ROBERT KOKONOZI, inxhinier nxjerrje. - SOTIR SKOROVOTI, partizan, kryesondist, drejtues. - SOKRAT PITUSHI, mekanik, inxhinier mekanik, drejtues. - SEJDIN MEÇAJ, përgjegjës sektori.etj. "Shoqëria jonë ka nevojë për trima dhe heronj për të sjell një ndryshim total jo me anë të forcës së armëve po me vullnet politik, fantazi, aftësi e dashuri njerëzore". - DAUT VELA.


Libri: "100 MENDJE BRILANTE DHE GJENIALE BOTËRORE DHE MENDIMI I TYRE FILOZOFIK". Libri trajton mendimin filozofik botëror si dhe jetën 100 mendjeve brilante e gjenial të botës duke filluar që nga lashtësia greke dhe deri në ditët e sotme. Vetëm me anë të mendimit filozofik formësohet dhe civilizohet shqoëria njerëzore. IDE, MENDIME, KRIJIME, STUDIME, EKSPERIMENTE NGA MENDJE BRILANTE E GJENIALE BOTËRORE QË NDRYSHUAN BOTËN Ideja e Pitagorës, grek se mendimi abstrakt qëndron më lart sesa të dhënat e shqisave. Përpunoi vërtetime matematikore dhe gjeometrike. Meditimet e Budës, indian mbi tundimet e botës të cilat janë burim i të gjitha vuajtjeve dhe duhet të kundërshtohen. Idetë e Konfucit, kinez, mbi sinqeritetin, ritualin, traditën, vetëreflektimin. Pohimet e Protagorës, grek mbi relativitetin. Ideja e Sokratit, grek mbi metodën e shqyrtimit të një argumenti me anën e diskutimit racional nga pozita e paditurisë. Pohimet e Platonit, grek mbi "E pandryshueshmja" në natyrë është e njëjtë me të "pandryshueshmen" në moral dhe në shoqëri. Punimet e Aristotelit, grek mbi klasifikimin e shumë aspekteve të njohjes dhe dijes, si fizika, logjika, metafizika, etika, politika, biologjia etj. Mendimet e Epikurit, grek mbi kënaqësinë e cila arrihet nëpërmejt dijes dhe miqësisë. Studimet e Arkimedit, grek mbi spiralet, pasqyrat dhe levat. Ndërthurja e besimit fetar me arsyetimin filozofik të Toma Akuinit, italian. Idetë e Piko Mirandolës, italian për shpirtin e njeriut të lirë, që synon infinitin, koefiçientin maksimal të inteligjencës. Punimet dhe shpikjet e shumta në fushën e shkencës, teknikës dhe piktur♪7s të Leonardo Da Vinçit, italian , që për kohën kur u kryen ishin mjaft të avancuara. Filozofia e Nikola Makiavelit, italian mbi pushtetin politik dhe nocioni i virtutit. Puna dhe eksperimentet e Frensis Bekonit, anglez për shkencën. Botimet e shumta të William Shekspirit, anglez. Idetë e Tomas Hobsit, anglez mbi moralin, politikën dhe funksionet e shoqërisë dhe të shtetit. Filozofia moderne e Rëne Dekartit, francez dhe punimet e tij për gjeometrinë. Ai synonte ti jepte filozofisë sigurinë e matematikës dhe të ndërtonte një themel të fortë e racional për dijen. Gjenia universale e Blez Paskalit, francez në fushën e matematikës. Studimet dhe eksperimentet e Robert Bojlit, anglez n♪7 fush♪7n e kimisë. Ideja e Xhon Lokut, anglez se e gjithë dija njerëzore mund të përfitohet drejtpërdrejt ose tërthorazi. Shpikjet e Robert Hukut, anglez ( i njohur dhe si Leonardo da Vinçi anglez). Shpikjet dhe teoritë e Isak Njutonit, anglez në njohjen e natyrës si dhe në shpjegimin e të fshehtave të saja. Vepra e tij një pishtar i madh që i ndriçoi rrugën shkencës për shumë shekuj me radhë dhe dha një ndihmesë të vyer në çuarjen përpara të mendimit e të shoqërisë njerëzore. Punimet e Gotrif Lajbnicit, gjerman në fushën e filozofisë dhe të matematikës. Filozofia empiriste e Xhorxh Berklit, irlandez, që e shihte përvojën si burimin parësor të njohjes. Idetë iluministe të Volterit, francez, mendimet e tij për vënien në dyshim të çdo fakti dhe të sfidosh çdo lloj autoriteti. Idetë empiriste të David Hjum, skocez të cilat ndikuan mjaft filozofë gjerman të shek.XIX dhe te pozitivistët logjik të shek.XX, si dhe trajtimi prej tij i çështjes së induksionit. Mendimet dhe idetë e Zhan Zhak Rusoit, zviceran për kontratën shoqërore. Studimet mbi ekonominë e tregut të lirë nga Adam Smith, skocez. Idealizmi transhendental i Immanuel Kantit, gjerman që argumentonte se si arsyeja ashtu dhe përvoja, janë të nevojshme për të kuptuar botën. Studimet dhe eksperimentet e Sharl Kulomb, francez mbi elektrostatikën dhe magnetizmin. Studimet dhe eksperimentet e Pjetër Laplas, francez mbi elektromagnetizmin. Muzika klasike e krijuar nga kompozitori Wolfang Moxart, austriak. Puna e Meri Uollstonkraft, angleze në mbrojtjen e të drejtave të grave. Filozofia e Xhorxh Hegelit, gjerman mbi eleminimin e tezës dhe antitezës, zbulimi i ligjeve të dialektikës, ligjit të mohimit të mohimit, të ndryshimeve sasiore në cilësore dhe të unitetit dhe të luftës së të kundërtave. Muzika e Ludvig Van Beethoven, gjerman e cial shërbeu si urë lidhëse midis klasikes dhe romantikes. Studimet dhe eksperimentet e Andre Amper, francez mbi elektromagnetizmin dhe elektrodinamikën. Studimet dhe eksperimentete e Xhorxh Omit, gjerman për elektronikën. Idetë e Arthur Shopenhauer, gjerman në fushën e psikologjisë, të cilat ndikaun në teoritë psikoanalitike të Sigmund Frojdit dhe të Karl Jungut. Shpikjet e Majk Fardejit, anglez mbi indusksionin elektromagnetik, elktrolizën dhe dukuritë elektromagnetike. Botimet e shumta të Viktor Hygoit, francez mbi romantizmin. Puna shkencore e Çals Darvinit, anglez mbi teorinë e evolucionit. Filozofia e Xhon Stjuart Mill, skocez si arkitekt i liberalizmit viktorian dhe në fushën e etikës. Idetë dhe filozofia revolucionare e Karl Marksi, gjerman. Si kritk i kapitalizmit komercial dhe si një teoricien ekonomik dhe socialist, ai vazhdon të cilësohet i rëndësishëm në ekonominë dhe politikën e sotme. Puna shkencore e Dmitri Mendelejev, rus mbi ligjin periodik të elementeve dhe kapilaritetin e leëngjeve. Puna e madhe shkencore e kimistit dhe mikrobiologut Lui Paster, francez në fushën e kimisë dhe mikrobiologjisë duke lënë një trashëgimi të madhe shkencore. Idetë pragmatiste të Uilliam Xhejmsit, amerikan dhe Sandër Pirsit, amerikan. Punimet shkencore në fushën e mjekësisë nga Robert Koh, gjerman. Vepra e Fridrih Niçes, gjerman mbi jetën njerëzore. Gjykimi i tij për traditën filozofike ka ndikuar shumë jo vetëm te filozofia, por edhe në kulturën evropiane e botërore. Studimet dhe punimet shkencore të Shibasuro Kitasato, japonez mbi murtajën. Studimet e Emil Von Behring, gjerman mbi imunologjinë si shkencë. Psikoanaliza e Sigmund Frojdit, austriak që ushtroi ndikim të madh në psikologjinë e personalitetit në fillim të shekullit XX. Studimet e Maks Plank, gjerman mbi teorinë kuantike. Idetë filozofike të Edmund Huserl, austriak dhe Martin Hajdeger, gjerman mbi fenomenologjinë, ç`ka çoi në lindjen e ekzistencializmit. Idetë filozofike të Henri Bergsonit, francez mbi njohjen dhe politikën. Puna shkencore e Pjer Kyri, francez dhe Marie Skodolovska Kyri, polake në fushën e kimis dhe të fiizkës. Predikimi i mosdhunës nga Mohandas Gandi, indian. Revolucioni i tetorit 1917 dhe roli i Leninit, rus si udhëheqës i këtij revolucioni. Idetë filozofike të Bertrand Rasllit, uellsian mbi punën. Teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit, gjerman. Kjo teori është në thelb të çdo teorie moderne në lidhje me funksionimin e botës, duke nisur nga elektriciteti, magnetizimi, transistorët. Pa relativitetin nuk do kishim një pamje moderne të botës. Zbulimi i penicilinës nga mikrobiologu Aleksandër Fleming, skocez. Idetë filozofike të Karl Poperit, austriak për shkencën. Ekzistencializmi i Zhan Pol Sartrë, francez. Puna e madhe dhe e padiskutueshme e gjeneralit të famshëm të kundërzbulimit Kim Filbi, anglez. Idetë e Albert Kamysë, francez mbi absurden. Roli i John F. Kendeit, amerikan në politkën ndërkombëtare. Idetëe Xhon Rollsit, amerikan mbi drejtësinë. Roli i Bill Gates, amerikan në teknologjinë informative. Shpikja e Intrnetit nga Tim Bernes Lee, amerikan duke u dhënë të gjithëve mundësinë në publikues apo transmetues etj. etj. etj. Gjithë kjo punë kolosale e mendjeve brilante dhe gjeniale botërore e kanë çuar botën në stadin aktual të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor. E megjithëse teknologjia ka arritur kulme, inteligjenca po gjithashtu ka arritur zhvillime përsosmërie ende bota vuan. Ka varfëri, injorancë, analfabetizëm, vrasje, stres, prostitucion, korrupsion, xhelozi-urrejtje, gjak marrje, "sklavëri" moderne dhe plot fëlliqësira që shoqërojnë këtë jetë që ne po jetojmë. PO DERI KUR?

- "Mendoj, pra ekzistoj". -RËNE DEKART; "Epërsia formon personalitetin". - MARTIN HAJDEGER; "Adhuroj sytë e disa njerëzve që brenda tyre sheh qartë se kanë shumë plagë që mbartin, por në vend të dëshpërimit transmetojnë dinjitet". - KARL JUNG



Libri: "MENDIMI FILOZOFIK BOTËROR". Libri është mbështetur kryesisht tek libri: "100 mendje brilante dhe gjeniale botërore dhe mendimi i tyre filozofik" duke kryer një ndryshim mbi 40 % të këtij libri. Filozofia është e lashtë sa vet jeta njerëzore. Ajo është dashuri për jetën. Ajo prodhon qytetari, edukon njeriu qytetar, formon qytetarin, njeriun, me vullnet të lirë. Ajo është aktivitet, ajo prodhon ide dhe idetë janë kyçi pushtetit politik. Ajo përdor argumenta logjik e na ofron kënaqësi shpirtërore. Roli i filozofisë është i madh dhe i pazëvendësueshëm. Kush lexon filozofi e kupton rolin e tij si individ dhe në raport me shtetin. Filozofia është reflketim mendimi. Studimi i filozofisë na mundëson që të kemi qartësi më të madhembi paragjykimet tona., shqyrton natyrën fondamentale të ekzistencës, të njeriut dhe të marrëdhënies së njeriut ndaj ekzistencës. Filozofia dhe mendimi filozofik duhet të shihen si armë që e formëson dhe e aftëson intelektualisht njeriun dhe mendimin njerëzor. Në shumë raste filozofia është anashkaluar prandaj kanë ndodhur e ndodhur shumë shqetësime nga fakti se njerëzimi nuk ka pasur parasysh ndriçimin e yjeve njerëzore, si: Pitagora, Epikuri, Sokrati, Aristoteli, Platoni, Buda etj. të cilët mbi 25000 vite më parë dhe të tjerët më vonë,si: Abu Rahyan Al Biruni, Leonardo Da Vinçi, Nikola Makiaveli, Rëne Dekart, Adam Smith, Immanuel Kant, Karl Marks, Fridrih Niçe, Napoeleon Hill, Martin Hajdeger, Albert Ajnshtajn, Mohandas gandiZhan Pol Sartrë, Noum Çomski etj. na mësonin se kush duhet të udhëhiqte, se si duhej të punonim dhe mendonim për gjithçka në jetë. Është detyrë e çdo njeriu që këto postulate madhore të këtyre mendjeve të paarritshme të njerëzimit të mësohen, të studiohen, përvetësohen dhe jo të shpërfillen e injorohen, prnadj dhe unë i jam rikthyer jetës dhe veprës së këtyre brilantëve dhe gjenialëve për të cilët është shkruajtur shumë dhe nga autorë të huaj, por unë e pasurova me mendimin e tyre filozofik të shprehur shkurt dhe qartë. "Dija është fuqi". - FRENSIS BEKON; "Mendo si mal". - ARN NESS; "Mendoj, pra ekzistoj". - RËNE DEKART; "Qëllimi justifikon mjetin". - NIKOLA MAKIAVELI; "Ekzistenca është hyjnore". - OSHO; "Qetësia është superfuqi". - BRUCE LEE; "Ekzistenca i paraprin thelbit". - ZHAN POL SARTRË; "Jeta ime është mesazhi im". - MOHANDAS GANDI; "Historia e të gjitha shoqërive të deritanishme është historia e luftës së klasave". - KARL MARKS; "Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë". - IMMANUEL KANT.


Libri: "INTELEKTUALË SHQIPTAR DHE MENDIMI I TYRE FILOZOFIK". Në këtë libër trajtohet mendimi filozofik shqiptar i shprehur nga intelektualët e kombit. Duke shtjelluar mendimin filozofik të intelektualëve shqiptarë unë jap një ide mbi mendimin filozofik shqiptar i cili nga koha në kohë ka pësuar rritje si dhe ka kontribuar në civilizimin e shoqërisë shqiptare dhe në përhapjen e vlerave më të mira kombëtare. Filozofia dhe mendimi filozofik duhet të shihen si armë që e formëson njeriun dhe e aftëson intelektualisht njeriun dhe mendimin njerëzor. "Mendo, pastaj gjyko". - DAUT VELA; "Mëshira të vret". - ANDON DEDE; "Njeriu në radhë të parë prodhon mendim, por mendimi i shkruar është pasuri". - AHMET OSJA; "Të mbledhësh, botosh aforizma, thënie e mendësi krijuese të ekstrakteve filozofike, do të thotë vlerë dhe shenjë mençurie". - BRUNILDA ZLLAMI; "Babë, pa ty në shpirtin tim bën ftohtë". - BRUNILDA ZLLAMI; "Intelektualë nuk të bën shkollimi, por dijet dhe angazhimi yt për ti vënë ato në dobi të jetës profesionale dhe asaj shoqërore". - TRITAN KALO; "Ai vend që nuk vlerëson dhe nderon intelektualët e tij ai vend nuk ka të ardhme". - MOIKOM ZEQO; "Pushteti është marramendja e ndjenjave". - BEDRI ISLAMI; "Jeta është: Ah sikur...". - DAUT VELA; "Jeto thjesht! Më pak ego, më shumëpërulësi. Më pak Unë, më shumë ne. Më pak fjalë, më shumë vepra". - VASIL NAÇI; "Filozofia ushqim i çdo mendimi, horizont i çdo kulture, formëson njeriun qytetar e të civilizuar, të rrit imagjinatën për të fituar dije, të orenton drejt për çdo shqetësim a problem të shfaqur, prandaj domosdoshmërisht ajo duhet të studiohet, të përvehtsohet e të kihet parasysh nga çdo qënie njeri, që të mbetet i tillë". - DAUT VELA.


Librat: "LUFTË ME VETVETEN", "MENDONI PËR KOMBIN ARBËROR", "AH, SYTË E KALTËR" si dhe "VENDLINDJES I ULEM NË GJUNJË" janë libra të zhanrit POEZI. Në mbi 800 krijimet e mija në poezi kam shprehur dashurinë për vendlindjen, dashurinë për jetën, dashurinë për familjen, dashurinë për kombin, dashurinë për nipin dhe mbesën. Kam përshkruar me nota trishtimi gjendjen e vendlindjes time e cila fatkeqësisht është kthyer në mjerim e gërmadhë me idenë për të sensibilizuar njerëzit për të mos e harruar vendlindjen e tyre dhe për të ndihmuar secili sipas mundësive. Unë i përkulem atyre që me vargun poetik e emancipuan poezinë, e lartësuan shpirtërisht dhe emocionalisht, si: Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci, Arben Duka, Fatos Arapi, Ndoc Gjetja etj. Unë me krijimet e mija kam tentuar të jem vetvetja , pra, DAUT VELA.

"Kur zbehet poezia, nis vdekja e kombit". - EZRA POUND; "Poezia është kur një emocion ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalë". - ROBERT FROST; "Poezia është magjia e fjalës, zogu i qiellit, thelbi mitik". - ALI ALIU; "Poezia është divine". - LASGUSH PORADECI; "Befasia e poezive ka sjellë mendimin". - BEDRI ISLAMI; "Poetët mund ti japin kombit atë që nuk ia japin dot politikanët, vlerën, idealen". - HAVA MIHASI MUÇOLLARI; "Si të na shkojë mendja me përkufizue poezinë, të pakufizueshmen". - ZEF ZORBA; "Poeti është si guri i strallit. Ai heq, rënkon, qesh, digjet e djeg, por zjarri i tij nuk mbaron kurrë". - ALI ASLLANI; "Artin duhet ta duan të gjithë se ai zbut shpirtin e njeriut, e ngjall, e madhëron, por krijimi i tij është privilegj vetëm i kualiteteve njerëzore". - DAUT VELA; "Poetët lindin me pranga në duar, por ata nuk i shohin prangat. ata nuk i shohin prangat sepse ata ndjekin idealet e lirisë, idealet e humanizmit, idealet e njerëzimit, të zhbirimit, të shpirtit njerëzor, i cili është kaq i pasur". - FATOS ARAPI.

POEZI:

POETI

Eh, poet!/ Që je llavë vullkani në shpërthim/ Që me fjalën tënde si leva e Arkimedit/ Kërkon të ndryshosh botën/ E ta bësh më të mirë.

Eh, poet!/ Forca e fjalës tënde kërkon e kërkon/ Ndryshimin, civilizimin e lumturinë/ E ndrydhur në honet e jetës/ Në skutat më të errta/ Ku ti çon fantazinë.