Jump to content

User talk:Erblina Skenderi

Page contents not supported in other languages.
From Wikipedia, the free encyclopedia

Frymëmarrja te shtazët ———————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————

Të gjithë kurrizorët (përveç peshqve) marrin frymë me mushkëri. Ajrin e pranojnë nëpërmjet zbrazëtirave hundore, fyt, laring, trake shkon në mushkëri. Ujëtokësorët kanë ndërtim më të thjeshtë të mushkërive. Krahët mushkëror u ngjajnë dy fshikëzave të mbështjella me kapilarë gjaku ku bëhet ndërrimi i gazrave. Bretkosat marrin frymë edhe nëpërmjet lëkurës së lagësht. Zvarranikët marrin frymë vetëm me mushkëri. Te këto shtazë krahët mushkëror janë më mirë të zhvilluara. Lëkura e tyre është e thatë dhe përmes saj nuk kryhet frymëmarrja. Mushkëritë e shpezëve kanë ndërtim të shpuzës dhe janë të ndërtuara nga një numër i madh kanalthesh - bronke rreth të cilave ka kapilarë. Në bronke bëhet frymëmarrja. Veçori e veçantë te shpendët janë strajcat ajrore të cilat paraqesin vazhdimësi të bronkeve dhe të njëjtat zgjaten nëpër zbrazëtirat mes organeve, deri sa hyjnë dhe në brendësinë e eshtrave. Eshtrat e këtilla quhen eshtra pneumatik. Kur fshikëzat ajrore mbushen, shpendi behet më i lehtë dhe fl uturon. Vështroje mushkërinë e qengjit ose nga ndonjë sisor tjetër që e solle. A e vëren se mushkëritë janë organe çift – krahu i majtë dhe të djathtë mushkëror. Ato kanë ngjyrë roze, janë shpuzore dhe të lehta. Mushkëritë mbushen me ajër i cili hyn nëpërmjet zgavrës së hundës, fytit, gabzherrit (trakesë) dhe dy degëve të gabzherrit. Në zgavrën e hundës ajri pastrohet, nxehet dhe laget. Nëpërmjet fytit ajri hyn në laring, Ajo është pjesa e përparme e trakes, e cila nëpërmjet frymëmarrjes paraqet dhe organ për të krijuar zë. Trakeja (gabzherri) është kanal i ndërtuar prej unazave kërcore në formë të patkoit, skajet e pasme të së cilës janë të lidhura me ind lidhor i cili i jep mundësi trakes të lirohet dhe mblidhet. Në pjesën e poshtme të trakes degëzohen dy degë – trakesh. Degët e trakeve, sapo hyjnë në krahët mushkëror, ndahen në degë më të imta – bronke, pastaj në bronkiole të cilat mbarojnë me strajca ajrore të ndërtuara nga fshikëzat të quajtura – alveole. Alveolat janë të ndërtuara nga një rend qelizash epiteliale të mbështjella me kapilare të gjakut. Në to kryhet ndërrimi i gazrave. Oksigjeni nga alveolat kalon në kapilaret e gjakut dhe me qarkullimin e gjakut bartet në të gjithë qelizat. Kurse dyoksidi i karbonit nga qelizat hyn në kapilarët venoz të cilat nëpërmjet enëve të gjakut – venave, kthehet në mushkëri dhe nëpërmjet alveolave dhe rrugëve të frymëmarrjes nxjerrët jashtë. Mbushja dhe zbrazja e mushkërive është e ndihmuar nga diafragma dhe muskujve ndërmjet brinjëve.

Start a discussion with Erblina Skenderi

Start a discussion