Jump to content

User talk:Geni Ademi

Page contents not supported in other languages.
From Wikipedia, the free encyclopedia

EPOKA 94

[edit]

Epoka 94 rok grup nga Prishtina

Themeluesit e grupit janë Labinot Reçica-Labi vokal,Lulëzim Berisha-Luli solo kitar,Valon Ballata-Dashi ritëm kitar,Valon Grashtica-Gargi bateri dhe Shkëlzen Ademi bas kitar.Të gjithë anëtarët e grupit ishin shokë dhe fqinjë të mirë të lagjes Bregu i Diellit.Në fillim grupi u quajt Metalnativa sepse në atë kohë muzika heavy metal dhe hard rock dëgjohej shumë nga ajo pjesë e qytetit të Prishtinës.Koha kalonte dhe anëtarët e grupit filluan ta formalizojn krijimin e bendit.Ushtrimet i filluan në podrum të ndërtesës ku shumica e anëtarëve aty jetonin.

KËNGA E PARË MASKAT

Ishte një dimër i ftohët dhe rastësisht duke ecur afër tregut të gjelbërt në Prishtinë Labinoti dhe Shkëlzeni si dy shokë të jetës e takojnë një burrë në moshë i cili kishte blerë gjëra për shtëpi dhe ishte ngarkuar shumë por si njê lidhje shpirtërore ai njeri do të bëhet motiv shtes për ecjen tutje të grupit.

Pasi e përcjellën burrin e moshuar deri në shtëpi afër kishës në lagjen taslixhe burri i moshuar insistoj që këta dy të rinjë të hyjn brenda në shtëpi dhe tju ofroj nga një pije.Ai filloj tju tregonte dy të rinjëve për publikimin e një libri i cili quhej Dritë në Ilirukum.Ky i moshuar quhej Musa R.Mehmeti dhe ishte autor i librit.Pasi e dëgjuan të moshuarin duke folur këta fillojn ti tregojn për formimin e grupit për ushtrimet dhe disa gjëra të përditshme të asaj kohe.Pasi i dëgjoj me vëmendje i nderuari Musa R.Mehmeti vendosi tua dhuroj nga një libër dhe jua dhuroi një tekst i cili ndryshoi për të mirë ecjen e grupit më vonë.Filluan ta ushtrojn këtë këngë e cila morri titullin Maskat dhe u bë kënga e parë e grupit Metalnativa të asaj kohe.

KONCERTI I PARË NË SLLATINË

Gjatë fundvitit 1995 erdhi dhe oferta e parë për mbajtjen e një koncerti dhe organizatorët e koncertit vendosën që ai të mbahet në sallë të sportit në Sllatinë.Anëtarët e grupit Metalnativa vendosën që ta marrin dhe një grup tjetër që quhej End i posa formuar dhe gjatë një bisede të shkurtër ata pranuan ti bashkangjitën atij koncerti poashtu edhe ata ishin banor të lagjës Bregu i Diellit në Prishtinë.Filluan ushtrimet me seriozitet në atë podrum që shfrytëzohej nga grupi Metalnativa dhe vendosen për reportarin e tyre që do ta këndonin në koncert.Grupi Metalnativa përzgjodhi hite dhe këngë nga grupet kosovare si Trix Minatori Gjurmët Ilirët etj ndërsa grupi End inspirohej nga grupi i famshëm Pearl Jam dhe vendosen të këndonin këng të po atij grupi.

Filloj koncerti salla ishte e stërmbushur dhe vendosën që dy grupet fillimisht ti këndojn nga pesë këngë me radhë secili grup.Atmosfera ishte shumë e mirë dhe publiku ishte shumë i zjarrtë.Kah fundi i koncertit grupi Metalnativa vendosi ta këndoj një këngë të pëlqyer shumë në atë kohë që quhej Fjalët e Qiririt dhe të pranishmit e ndezen atmosferën edhe më shumë me atë këngë.Por në vesh ju kumboj keq policëve të asaj kohe dhe e ndalën dhunshëm koncertin ndërsa organizatorët i denuan shumë.

KËNGA E DYTË TY UNË KUR TË TAKOJ

Ishte verë e nxehtë e vitit 1996 dhe gjatë një ndeje te kafiterit te santeja dhe në restorantin Agora të atëhershem ku punonte dhe shoku i grupit kitaristi Lulëzim Berisha-Luli duke u kthyer nga ndeja në shtëpi Labinot Reçica-Labi dhe Shkëlzeni duke biseduar për muzikë fillojn ta bëjnë edhe këngën e dytë.Në banesen e Labit në dhomën e vogël Labi merr kitarën ndërsa Shkëlzeni merr një laps dhe një fletore dhe për një kohë të shkurtër grupi Metalnativa bëhet edhe me një këngë që quhet Ty unë kur të takoj.

KOHA E LUFTËS 1997-1999

Viti 1997 ishte një kthesë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës.Ishte vit kur filluan luftimet dhe vit i protestave dhe muzika ishte në plan të dytë edhe pse nuk mungojke dëshira.Kështu këto dy vite ishin të tmerrshme në çdo aspekt nuk kishte siguri nuk kishte qetësi ishte kohë mbijetese.

PASLUFTA 1999-

Pasi mbaroj lufta filloj një etap e re në çdo aspekt.Valon Ballata-Dashi kitaristi mbeti në Amerikë dhe Lulëzim Berisha-Luli vendosi të zgjeroj biznesin dhe sot e asaj dite punon.Gjithashtu u vendos për ndrrimin e emrit të grupit nga Metalnativa në Epoka 94 që simbolizonte vitin e formimit të grupit.

Kështu mbeten vetem Labinot Reçica-Labi,Valon Grashtica-Gargi dhe Shkëlzen Ademi që vazhdojn ende të mbeten shtyllat e grupit.

Filloj dhe ndryshimi i rolëve në grup Labi këndonte dhe mbante kitaren Shkëlzeni nga bassisti filloj të performonte me kitare dhe Gargi gjithmone i pandryshushëm.

KËNGËT E REJA

Viteve në vazhdim grupi Epoka 94 edhe pse jo komplet bënin muzikë në lokale të ndryshme në ndeja etj.

Por sikur nuk mjaftonte e gjitha kjo filluan të mendonin më seriozisht dhe gjitha ato kujtime të mira që i kishin filluan ti realizojnë.

KËNGA E TRETË DUA JETËN TA JETOJ

Ishte viti 2016 dhe gjatë një ndeje me anëtarët e grupit ishte dhe një shokë i grupit Bujar Jashari dhe filluan të bisedonin për krijimin e këngëve të reja.Ishte ideja e Bujarit të bëhej një këngë për jetën. Dhe kështu kitaristi i grupit Shkëlzeni e morri përsipër ta shkruaj tekstin dhe ta nxjerr melodin e këngës së re.

Duke ushtruar në shtëpinë e Labit për gjysmë ore u jetësua dhe kënga e tretë.

KËNGËT TJERA

Pasi u realizua kënga Dua jetën ta jetoj grupi Epoka 94 nuk u ndal së pushuari dhe filluan me ushtrime intenzive deri në realizim të plotë të albumit.Kënga tjetër që u realizua në kohë rekord ishte kënga Një kujtim e shkruar dhe përpunuar nga Shkëlzeni dhe Labinoti.Pastaj vijnë këngët tjera si ajo Mëmëdheu melodin e të ciliës këngë e nxjerr Labi dhe realizohet në kohë rekord.

REFORMIMI I GRUPIT

Gjatë performancave të shumta viteve në vijim grupit i bashkangjitet Alban Bejta ish basist i grupit Trauma dhe shokë i fēmijërisë.

Pastaj vijnë me radhë kënga Koha, Familja,Qyteti,Jeta jonë e disa të tjera.

VIDEO KLIPI

Viti 2020 ishte vitë që do mbahet mend gjatë ngase ishte vit i pandemisë që kaploj tërë globin dhe grupi gjatë muajve të parë nuk mund të ushtronin shkaku i virusit korona.Gjatë kësaj kohe grupit ju bashkangjit edhe një muzikant i talentuar me profesion doktor kitaristi Defrim Kocinaj.

Kënga e radhës Prishtina ishte komponim ndryshe nga këngët tjera ishte stil tjetër por disi më dinamikë.Kështu kënga për Prishtinën u realizua dhe bashkë me të edhe videoklipi. Geni Ademi (talk) 20:39, 6 July 2020 (UTC)[reply]