Jump to content

User talk:Pylltari

Page contents not supported in other languages.
From Wikipedia, the free encyclopedia
    • Lugina e lumit të Gashit ♦ "ZONË E MBROJTJES STRIKTE"♦
               "BJESHKËT E NËMUNA " PARKU BALLKANIK I PAQES 


- Me nje siperfaqe prej 3,000 ha, kjo zonë ndodhet në rrethin e Tropojës dhe përfshin zonën e skajit më verilindor të Shqipërisë, në pikën më të lartë të kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të Gashit, i cili derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit.
- Gjatë rrjedhjes së saj kjo luginë shquhet për bukurinë natyrore, mbasi ajo kalon një sërë ngushtimesh e zgjerimesh duke krijuar trajta mjaft tërheqëse.- Në njërin prej segmenteve të saj, lugina ngushtohet aq shumë, sa merr formën e një kanioni të ngushtë .
- Shpatet e luginës janë të veshura me pyje dushku, ahu dhe sidomos me halorë. Kjo zonë është strehë edhe për kafshë të egra si ariu i murrmë, dhia e egër, ujku, ketri, shqiponja e malit etj.
- Zona e luginës së lumit të Gashit shquhet për reshjet e dendura të dëborës. Një ndër atraksionet më të bukura të kësaj zone janë edhe prezenca e kompleksit të liqeneve akullnajore të Dobërdol - Sylbicës, ku gjenden 8 liqene të tilla

Start a discussion with Pylltari

Start a discussion