User:Silvanamane/sandbox
TEMA :Mediat Online.
Hyrja : Njerëzit në shoqërinë bashkëkohore komunikojnë në mënyra të ndryshme: nëpër shtëpi dhe në vende publike, me telefon, me internet, nëpër shkolla, koncerte, takime publike, duke i dëgjuar apo lexuar mediat etj. Në nivel personal, media mundëson një afrim me qeniet e tjera dhe një solidaritet por mbi të gjitha realizon më së miri një nga të drejtat e cdo njeriu : të drejtën për tu informuar.Çdo kush prej nesh e mer informacionin që kërkon vetëm me një klikim ku do që ai ndodhet . Informacioni është pushtet; atëherë përse të mos zotërojmë të gjithë sado pak pushtet? Qënia njerëzore e ka të nevojshme marrjen e informacionit, i cfarëdolloj niveli qoftë ky dhe shpëtimin e gjen tek media. Është media ajo e cila ia ofron pushtetin e të qenit i informuar.
Media sociale apo lineare ? Konvergjente apo tradicionale ? Cila ofron informacionin e duhur ? Informacionin që me duhet ? Le të shohim pak më tej këto media përvec funksionit parësor të tyre : Informacionit.
Krahas shumë avantazheve mediat sociale kanë edhe ato kufizimet e tyre ose rrezikun e rënies në trajtime të ekzagjëruara.. Komunikimi në mediat sociale ka përparuar shumë gjatë këtyre viteve te fundit.Media është bërë një person i rëndësishëm për të gjithë dhe pa të askush nuk mund të rijë dot .Teknologjia ka përparuar dhe njerzit janë bërë shumë të fiksuar pas medias.
Por pse ndoll kjo?
Zhvillimi: Shumica e njerzve e kalojne kohën në mediat siciale ,aty argëtohen e thënë ndryshe është si një mjet çlodhës për ta. Komunikimi në mediat sociale duke qenë virtual, pra një realitet I dytë, që në një farë mënyre e dublon realitetin, ka rrezik të mbyllet brenda vetes dhe të shkëputet nga realiteti. Media sociale e shkëput tërësisht njeriun nga bota e mban të ngunjuar brenda mureve të veta e thënë me pak fjalë e verbon atë për të mos kaluar në botën jashtë . Media virtuale nuk e shkëput tërësisht njeriun nga bota reale. Ato thjesht e zgjerojnë komunikimin e njeriut me botën reale që e rrethon . Këtu qëndron bukuria e tyre. Kjo mund të manifestohet në disa drejtime por le të ndalemi në 5 prej tyre, të cilat na vështirësojnë të qenurit si qytetarë pranë realitetit dhe na bëjnë të marrim arratinë në një botë fiksion:
Së pari :Ndarja e mediave konvencionale dhe mediave virtuale.
Sigurisht qe mediat konvencionale kanë të metat e tyre por edhe mediat sociale kanë kufizimet e tyre të pamohueshme. Përbuzja e mediave konvencionale, gjëja më e lehtë në botë, është shprehja e asaj që prej zhgënjimit të hiqet dorë nga një mekanizëm real I dinamikave komunikuese reale. Në mediat në linjë , qofshin këto në faqet e rrjeteve sociale, të mediave qytetare, apo të faqeve web të institucioneve apo agjencive të ndryshme, informacionet I ngjajnë një fluksi të pafund dhe të shpejtë lajmesh që I zënë vendin njëri-tjetrit , pa mundur të vendosen si duhet në kujtesën dhe vëmendjen e audiencave dhe të komunikuesve.
Autorët Fogel dhe Patino vendosin theksin si më poshtë: ‘’Në linjë, në një hapësirë informacioni është njëcastshmëria që përbën kontekstin e përbashkët. Gjithcka lëviz aq shpejt saqë një vazhdueshmëri kuptimplotë e ngjarjeve e ka të vështirë të mbivendoset ndaj një shpërthimi lajmesh në mënyrë të paparë, pa asnjë project të dukshëm apo edhe pa kujtesë.’’
Së dyti, dihet se në komunikimin virtual nuk është gjithë shoqëria që merr pjesë, ndonëse përhapja e Internetit po zgjerohet gjithmon e më shumë. Komunikuesi në internet ka një profil të caktuar identiteti shoqëror dhe nuk përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë. Mirëpo duke qenë se komunikuesit virtual hasin vetëm njëri-tjetrin në muret e mediave sociale, priren të besojnë se ata , pra ne, përfaqësojmë shumicën, apo dhe më keq sikur jemi pjesa më e emnacipuar e shoqërisë.
Por ky është vetëm një iluzion. Pesimizmi social ndryshon nga kritika sociale sepse I pari është pengues I transformimit social ndërsa I dyti është I shëndetshëm. Kështu duke shkuar tek mediat sociale sit ë pakënaqur, aty krijohet një ishull I ‘’të revoltuarve’’ , I ‘’të cmendurve’’ , ‘’ I të pakënaqurve’’me realitetin , pra ‘’ishulli ynë’’ . Në cdo rast krijohet një izolim. Nëse më parë redaksia krijonte një informacion që u shkonte njerëzve në mënyrë të qëndrueshme , të interpretuar mirë a keq, dhe I drejtohej një publiku të përbashkët, në epokën numerike individi e kërkon vetë në motorët e kërkimit informacionin që interesohet të gjejë. Kështu që mbyllet brenda mureve të një vetmie numerike , të një izolimi numerik.
Së treti, duke pasur rezerva të mëdha ndaj mënyrës sesi behët politika në ditët tona dhe të shkëputjes së saj nga pjesëmmarja aktive e qytetarit, ndihet një lloj alergjie ndaj faktit politik, cështjes politike reale , arsyetimit politik, interesimit politik. Në një farë mënyrë mediat sociale nisin ta zbehin rolin e tyre të madh në ndërtimin e një hapësire politike të re, por bëhet media të ‘’evazionit virtual nga politika’’. Qytetarët rrezikojnë të mbyllen në një botë virtuale duke u shmangur kështu nga përgjegjësitë e tyre qytetare si zgjedhës , e sidomos në periudha fushatash elektorale, ku përcaktohet qeverisja e së ardhmes.
Së katërti , grupet e miqve në rrjetet sociale , kanë axhendat e tyre të diskutimit sipas interesave të tyre. Megjithatë ndodh që tematika e aktualitetit aty të jetë ndryshe nga ajo e politikës, ekonomisë apo dhe e ngjarjeve aktuale.
A nuk krijohet kështu një hendek I madh ?
Kapërcimi sa në një botë , në tjetrën është për njeriun e ditës së sotme mëse normale. Bota e tyre është bërë media dhe u duket sikur kalojnë kodra dhe male për të aritur atë që ata dëshurojne .Ata komunikojnë në rjete sociale me njerëz të njojtur dhe të panjojtur , bisedojnë me ta dhe në fund të fundit dalin ose te humbur ose te lënduar .Këtë na ofron media në ditët e sotme.
Së pesti , grupi I miqve të faqeve të rrjeteve sociale priret të mbyllet në vetvete duke krijuar një lloj getoizmi komunikativ, nuk përjashton as mediat sociale biles edhe më shumë esa mediat konvencionale. Të gjithë duket sikur jetojnë në botën e tyre , janë rehat në universin e miqve të tyre dhe nuk pyesin për ndryshimet që ndodhin.
Prej këtyre pesë rreziqeve duhet mbrojtur komunikimi në mediat sociale nëse nuk dëshiron që në vend të jetë një mjet I fuqishëm aksioni social, të bëhet mjet evazioni në një botë përrallash, larg realitetit.
Le t’I gëzohemi shfaqjes së mundësive që kanë lindur nga format e reja të rrëfimit dixhital, të cilat lejojnë të kuptohen më mirë ngjarjet e mëdha të planetit ( ndryshimet klimatike, flukset migratore, kriza e borxhit, etj.) nëpërmjet grafikësh të palëvizshëm apo të animuar, pasurimit nga ekspertët,bashkëpunimeve me mediat e tjera për tu përpjekur që me anë të ndërlidhjeve të shumëfishta ,të zbulojmë linjat e mëdha drejtuese madje të paraprijmë dhe më tepër.
Por kush po e rishpik gazetarinë?
Interneti dhe mediat e tjera sociale po e rishpikin gazetarinë. Nën trysninë e një dukurie corientuese, të lindur nga një thyerje teknologjike dhe nga sjellje të reja, redaksitë kanë nisur të përdorin mjete të reja. Stilolapsat I hyjnë shumë pak në punë një gazetari, ose le të themi aspak. Në vend të tyre përdoren aparate për të regjistruar zërin, për të nxjerrë fotografi apo të filmohen video.
Por pse ndodh kjo ?
Kjo ndodh sepse internet ka nevojë për zë,imazhe,për baza të dhënash etj. Gazetaria e re është ndërvepruese,shumë-platformëshe, e shpërbërë dhe konvergjente.
Sipas Eric Scherer, koha e metodave të vjetra të prodhimit të informacionit ka marrë fund. Tashmë në mediat botërore po përgjithësohet një lëvizje drejt mënyrave të transmetimit multimedial. Një telefon celular me kamera është një stacion televiziv në xhep!
Mediat e reja duhet t’I bëjnë ballë edhe një jetëgjatësie mjaft të shkurtër të teknologjive. Teknologjia ecën me hapin e kohës dhe mediat e reja të mbështetura mbi këtë teknologji duhet ta ndryshojnë me po këtë ritëm. Investime të mëdha për një kohë të shkurtër.
A do ta sjellë media konvergjente zhdukjen e mediave tradicionale ?
Rënia e lexueshmërisë dhe shitjes së gazetave ka ardhur si pasojë e zhvillimit teknologjik dhe përhapjes së mundësisë që përmes internetit si kanal komunikimi, të krijohen mediat e reja, ku një nga to janë edhe portalet ose mediat online.Shumica e njerzve në ditët e sotme lajmet i lexojnë në portalet online , mund te jenë një në njëqind persona qe blejnë gazetën dhe kjo ka ulur dhe shtypin e shkruar.
Megjithatë, ardhjen e këtyre mediave, nuk duhet ta shohim si kërcënim për zhdukjen e mediave tradicionale, sepse pavarësisht ardhjes së formave të reja, ato të vjetrat kanë mbijetuar. P.sh. teatri nuk u zhduk me lindjen e filmit, apo gazeta me ardhjen e radios dhe as radio me ardhjen e televizionit.Edhe gazetaria e printuar nuk e ka fundin këtu, është e nevojshme që ajo të profilizohet, duhet një profilizimi pak më i thelluar.
A po përfundojnë gazetat?
Mbyllja: Jo, harrojeni idenë se nuk do të ekzistojnë më gazetat. Ka pesë dekada që diskutohet nëse do të zhduket libri. Këto lloj mediash mund të ndryshojnë formë, pozicion, por nuk është rrezik që të shuhet gazeta, ndërsa transformimin që po ndodh ne e shohim në rolin e gazetës.
Gazetat kanë rol të rëndësishëm në vendosjen e axhendave mediatike, duke theksuar se lufta kryesore zhvillohet mes komunitetit mediatik dhe grupeve tjera në mes pushteteve, se kushdo t’ i bëjë njerëzit të flasin në kafe. Ka ardhur koha që gazetat të rishikojnë pozicionin e vet në treg.
Megjiathatë, ata që I shpikën këto mënyra komunikimi , I pasuruan, I përsosën për të mirë të emancipimit njerëzor,duke hapur një epokë të re të komunikimit dhe të modeleve sociale.
Kështu secili zotëron më shumë informacion, më shumë pushtet.